Shqipëria Postuar më 5 Maj 2022, 12:56

Rritet krimi kompjuterik, dyfishohen falsifikimet - Raporti për 2021: Shtohen veprat penale që kanë të bëjnë më mashtimet kibernetike

Nga SCAN TV

Krimi kompjuterik është një ndër grup veprat penale që ka shënuar rritjen më të fortë gjatë vitit të shkuar. Ndërsa Prokuroria e Përgjithshme raporton shtim të fenomenit të krimeve kibernetike për vitin e shkuar, bie në sy rritja me më shumë se dyfish i grupit që ka të bëjë me falsifikimet kompjuterike.

Në analizën që i bën krimeve kibernetike, Prokuroria bën me dije se ka nisur gjatë vitit të shkuar 74 procedime penale lidhur me veprën e falsifikimit kompjuterik, më shumë se dy herë më shumë se një vit më parë, kur numri i procedimeve për këtë vepër penale ishte 33.

Nga të dhënat statistikore në vitin 2021vërehet tendenca në rritje prej 12,69 % e procedimeve të regjistruara për veprën penale të parashikuar nga neni 143/b i Kodit Penal “Mashtrimi kompjuterik”, në krahasim me vitin 2020.

Rritje ka shënuar edhe numri i procedimeve të regjistruara në vitin 2021 për veprën penale të parashikuar nga neni 293/b i Kodit Penal, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, e cila është rritur nga 51 në 70 procedime ose 37,25 %.

Sa për krimin kibernetik në gjithë gamën e tij, mësohet se Prokuroritë në gjithë vendin kanë ndërmarrë një rekord prej 231 procedimesh për vepra penale që kanë të bëjnë me krimin kibernetik, me një rritje 48% krahasuar me një vit më parë. Rritje kanë shënuar edhe procedimet e dërguara në gjykata, ndërkohë që shumë i ulët, vetëm 6, mbetet numri i të dënuarve për këtë vepër penale.

Sipas të dhënave zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, ka një rritje të numrit të procedimeve dërguar në gjykatë, nga 6 procedime në vitin 2020 në 10 procedime dërguar në gjykatë në vitin 2021 ashtu si dhe rritje të numrit të të pandehurve të regjistruar në vitin 2021 përkundrejt këtij totali në vitin 2020 nga 3 në 25.

Numri më i lartë i procedimeve të regjistruara për krimin kibernetik është në prokuroritë pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë regjistruar 65 % e numrit total të procedimeve të regjistruara për këto vepra, Elbasan dhe Shkodër nga 6 % e procedimeve të regjistruara, etj., sipas paraqitjes grafike, ndërsa vërehet se numri më i vogël i procedimeve penale të regjistruara për këtë grupvepër është në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë: Berat, Kukës, Lushnjë, apo Kavajë.

Lorenc Rabeta / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat