“Kriza” e gjykatave, mesatarja 536 dosje/gjyqtar - Shkarkimet nga Vetting-u, Raporti: Kanë mbetur vetëm 224 magjistratë!
Shkarkimi i gjyqtarëve nga Vetting-u gjatë vitit të shkuar ka sjellë për pasojë që të mbeturit në sistem të përballen me një volum pune prej mesatarisht 536 dosjesh në vit. Këshilli i Lartë Gjyqësor ka bërë publik raportin e punës për vitin e shkuar, duke përshkruar një situatë shumë të zymtë të gjykatave në vend.
Gjatë vitit 2021, sistemi gjyqësor është përballur me një rritje të ngarkesës së punës, ku numri i çështjeve të regjistruara në vitin 2021 është rreth 21.8% më i lartë se në vitin 2020.
Pjesa më e madhe e gjykatave kanë funksionuar me kapacitet të reduktuar të gjyqtarëve, nën 70%, ndërsa në nivel kombëtar vetëm 62.4% e organikës së gjyqtarëve kanë qenë efektivisht në detyrë gjatë vitit 2021.
Ngarkesa e punës në gjykata është përballuar nga vetëm 224 gjyqtarë ose 7.91 gjyqtarë për 100.00 banorë. Ky raport është më pak se 40% e normës evropiane, thekson KLGJ në raport.
Gjykatat kanë bërë përpjekje për të ruajtur ritmin e zgjidhjes së çështjeve dhe për të mbajtur nën kontroll rritjen e stokut, pavarësisht uljes së numrit të gjyqtarëve efektivë dhe efekteve të pandemisë Covid-19.
Rendimenti mesatar i punës për gjyqtar në rang vendi, gjatë vitit 2021, ka qenë mesatarisht pothuajse 536 çështje për gjyqtar, që shënon një rritje me 165 (371.3 në 2020) çështje më tepër krahasuar me një vit më parë.
Mungesa e gjyqtarëve ka penguar krijuar ngërç në krijimin e trupave të nevojshme gjykuese për të bërë të mundur vendimmarrjen. Shkak për të cilin, KLGJ bën me dije se ka marrë 744 kërkesa për për plotësim trupash, të cilat i ka plotësuar përmes 920 delegimesh.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Rritet krimi kompjuterik, dyfishohen falsifikimet - Raporti për 2021: Shtohen veprat penale që kanë të bëjnë më mashtimet kibernetike
Krimi kompjuterik është një ndër grup veprat penale që ka shënuar rritjen më të fortë gjatë vitit të shkuar. Ndërsa Prokuroria e Përgjithshme raporton shtim të......

Shqipëria, më e varfra në rajon/ Banka Botërore: 1 në 5 shqiptarë jeton me më pak se 5,5 dollarë në ditë!
Banka Botërore ka publikuar së fundmi raportin e rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor të titulluar “Manovrim mes krizash”, i cili përfshin impaktin e......

Shkencëtarët konfirmojnë gjurmën nga 36 milionë vjet më parë: Është formuar në një temperaturë prej 2370°C!
Një fragment qelqi i zi sa një grusht, i zbuluar në vitin 2011 në një krater meteori në Kanada dhe i studiuar për herë të parë në vitin 2017, do të ishte......

Ky aeroplan me energji diellore mund të qëndrojë në ajër për muaj të tërë (FOTOT)
Në vitin 2016, një aeroplan me pamje të çuditshme, i mbuluar me më shumë se 17,000 panele diellore, i tregoi botës një pamje të së ardhmes së fluturimit. Me......

Luhatjet në tregjet ndërkombëtare/ AMF miraton udhëzimin për kujdes të shtuar ndaj shoqërive administruese të fondeve të investimeve!
Nisur nga luhatshmëritë në tregjet ndërkombëtare të titujve, si pasojë e efekteve të konfliktit Rusi-Ukrainë, ndikimin në tregun vendas të ndryshimit të......

Volkswagen po zgjat përdorimin e qymyrit për shkak të "kërcënimit" të energjisë ruse!
Drejtori i Përgjithshëm i Volkswagen është shprehur se gjigandi gjerman i automobilave po i mbante opsionet e tij të hapura për sa i përket mënyrës sesi......

Hidrocentrali i dytë më i madh në botë nënshkruan marrëveshjen për një përmirësim 14-vjeçar!
GE Renewable Energy ka nënshkruar një marrëveshje që do ta bëjë atë të kryejë përmirësime në hidrocentralin 14 gigavat Itaipu, një objekt i madh që shtrihet në......

Brazili ndërton një statujë të re mbresëlënëse: Do të jetë më e lartë se ajo e Rios!
Brazili ka një statujë të re mbresëlënëse të Jezu Krishtit që rivalizon në lartësi statujën e famshme të Rio de Zhaneiros "Krishti Mbrojtës". Cristo Protetor......