Importet globale të gazit rriten 4.5% në 2021 - Mbështeten nga rimëkëmbja e kërkesës industriale, kryeson Azia!
Importet globale të gazit të lëngshëm natyror janë rritur me 4.5% gjatë vitit 2021, krahasuar me vitin paraardhës, të mbështetura nga rimëkëmbja e kërkesës industriale në periudhës post-Covid. Sipas Grupit Ndërkombëtar të Importuesve të Gazit, rritja e kërkesës u ndikua sidomos nga Kina. Volumet totale të importit të gazit të lëngshëm natyror në rang global arritën në 372.3 milionë ton, në rritje me 16.2 milionë ton, krahasuar me vitin 2020.
Ndërkohë, e gjithë industria u rrit me vetëm 0.4%, gjatë vitit 2020 për shkak të pandemisë Covid-19, shumë larg shifrave të rritjes prej 13% në vitin 2018 dhe 8.3% në vitin 2018. “Gjatë vitit 2021, tregjet e gazit natyror u karakterizuan nga kufizime të vazhdueshme të ofertës dhe nga kërkesa në rimëkëmbje të shpejtë, që ushtruan një presion të fortë në rritjen e çmimeve”, deklaroi presidenti i Grupit Ndërkombëtar të Importuesve të Gazit, Jean Abiteboul.
“Paqëndrueshmëria e çmimeve është rritur edhe më tej nga konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës dhe kriza aktuale europiane e energjisë na rikujton rolin jetik të gazit të lëngshëm natyror në garantimin e sigurisë energjetike dhe stabilitetit ekonomik”, shtoi Abiteboul. Grupi Ndërkombëtar i Importuesve të Gazit përfshin 84 kompani anëtare me seli në 27 vende të botës, të cilat përfaqësojnë më shumë se 90% të tregtisë së gazit të lëngshëm natyror.
Azi, sidomos Kina, kryeson importet duke përfaqësuar 73.2% të importeve globale. Rimëkëmbja e fortë ekonomike në Kinë pas pandemisë dhe temperaturat e ulëta kanë bërë që importet e gazit të rriten me një hap rekord prej 15%, në një total prej 79.3 milionë ton, gjatë vitit të kaluar.
SCAN
Sondazh

Nafta zgjeron fitimet - Për shkak të shqetësimeve të furnizimit, pasi BE propozoi ndalimin e naftës ruse!
Çmimet e naftës zgjeruan fitimet të enjten për shkak të shqetësimeve për furnizimin, ndërsa propozimi i Bashkimit Europian parashtronte planet për sanksione të......

“Kriza” e gjykatave, mesatarja 536 dosje/gjyqtar - Shkarkimet nga Vetting-u, Raporti: Kanë mbetur vetëm 224 magjistratë!
Shkarkimi i gjyqtarëve nga Vetting-u gjatë vitit të shkuar ka sjellë për pasojë që të mbeturit në sistem të përballen me një volum pune prej mesatarisht 536......

Rritet krimi kompjuterik, dyfishohen falsifikimet - Raporti për 2021: Shtohen veprat penale që kanë të bëjnë më mashtimet kibernetike
Krimi kompjuterik është një ndër grup veprat penale që ka shënuar rritjen më të fortë gjatë vitit të shkuar. Ndërsa Prokuroria e Përgjithshme raporton shtim të......

Shqipëria, më e varfra në rajon/ Banka Botërore: 1 në 5 shqiptarë jeton me më pak se 5,5 dollarë në ditë!
Banka Botërore ka publikuar së fundmi raportin e rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor të titulluar “Manovrim mes krizash”, i cili përfshin impaktin e......

Shkencëtarët konfirmojnë gjurmën nga 36 milionë vjet më parë: Është formuar në një temperaturë prej 2370°C!
Një fragment qelqi i zi sa një grusht, i zbuluar në vitin 2011 në një krater meteori në Kanada dhe i studiuar për herë të parë në vitin 2017, do të ishte......

Ky aeroplan me energji diellore mund të qëndrojë në ajër për muaj të tërë (FOTOT)
Në vitin 2016, një aeroplan me pamje të çuditshme, i mbuluar me më shumë se 17,000 panele diellore, i tregoi botës një pamje të së ardhmes së fluturimit. Me......

Luhatjet në tregjet ndërkombëtare/ AMF miraton udhëzimin për kujdes të shtuar ndaj shoqërive administruese të fondeve të investimeve!
Nisur nga luhatshmëritë në tregjet ndërkombëtare të titujve, si pasojë e efekteve të konfliktit Rusi-Ukrainë, ndikimin në tregun vendas të ndryshimit të......

Volkswagen po zgjat përdorimin e qymyrit për shkak të "kërcënimit" të energjisë ruse!
Drejtori i Përgjithshëm i Volkswagen është shprehur se gjigandi gjerman i automobilave po i mbante opsionet e tij të hapura për sa i përket mënyrës sesi......