Ndahen certifikatat, Krifca: 1 mijë orë trajnimi me 2 mijë fermerët të shpërndarë në të gjithë vendin

Bujqësia shqiptare nuk është një bujqësi e mbijetesës që prodhon për familjen dhe vetëm tepricat i çon në treg, dhe që importon 8 lekë për një lek të eksportuar siç ndodhte një dekatë më parë. Tashmë Shqipëria është një eksportues i rëndësishëm rajonal i produkteve të freskëta që eksporton më shumë se 500 milionë dollarë për vitin 2022.
Kështu u shpreh ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ndërsa mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së certifikatave të skemës së parë të trajnimit në bujqësi për fermerët dhe blegtorët.
Duke marrë fjalën në këtë takim, që u zhvillua në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku ishin të pranishëm, femerë, ekstensionistë dhe student, ministrja Krifca solli në vëmendje një fjalë të urtë aziatike që thotë se “vizioni për disa është si humori i të sotshmes, ndërsa për disa të tjerë është pragu i prosperitetit të nesërm, duke nënkuptuar përpjekjet e përbashkëta për të ndërtuar skemën kombëtare të trajnimit në bujqësi, skemën më të rëndësishme dhe gjithëpërfshirëse të përçimit të dijes tek ekstensionistët dhe fermerët, që mishëron plotësisht këtë proverb”.
Krifcs tha se, përballë sfidave të së ardhmes nuk mund të ecet pa rritur nivelin e dijes për fermerët, pa rritur aksesin ne teknologji e dixhitalizim, pa rritur sigurinë ushqimore të produkteve të cilat i drejtohen sot më shumë se 88 tregjeve të ndryshme në botë.
“Pikërisht për të adresuar keto nevoja, diskutuam së bashku me partnerin tonë më të rëndësishëm mbi dijen – Universitetin Bujqësor të Tiranës - për të ndërtuar Skemën e trajnimit në Bujqësi e cila të mund ti drejtohej si fermerëve ashtu dhe ekstensionistëve të bujqësisë. Vumë në dispozicion të këtij procesi fonde dhe ndërtuam ekipin që përmblidhte ekspertet më të mire në fushat e bujqësisë, zooteknisë, ekonomisë bujqësore, bletarisë, blegtorise, etj. Ky ekip udhëtoi në të gjithë Shqipërisë dhe pyeti më shumë se 1,000 fermerë dhe ekstensionistë rreth nevojave që kishin në aktivitetin e tyre të përditshëm. Përgjigjet e tyre u bënë plani i këtij programi njohurie për bujqësinë shqiptare”, deklaroi ministrja.
Në fund të vitit 2022, në një bilanc të këtij programi, rezulton se u zhvilluan më shumë se 240 ditë trajnimi për 240 specialistë ekstensionistët dhe rreth një mijë orë trajnimi me 2 mijë fermerët të shpërndarë në të gjithë vendin. Rreth 827 prodhues perimesh, 720 prodhues frutash, 320 blegtorë, 135 prodhues BAM, etj. patën mundësi të diskutojnë gjatë 1000 orëve trajnim me specialistët më të mirë të sistemeve të prodhimit për problemet që ato hasin çdo ditë dhe për zgjidhjet që ofron sot shkenca dhe teknologjia e bujqësisë.
“Në të 12 qarqet e vendit, fermerët panë edhe njëherë se ata nuk janë vetëm, por se shqetësimet e tyre gjejnë përgjigje duke angazhuar specialistët më të mirë të bujqësisë. Shifrat e anketimit në fund të trajnimit, por edhe bisedat që kam zhvilluar me specialistët e bujqësisë dhe fermerët tregojnë se kjo skemë ishte e vlefshme për ta (98%). 3 në 4 fermerë shprehen se duan që këto risi ti aplikojnë në territor ndaj për ne është e rëndësishme që të jemi pranë tyre në këtë proces të rëndësishëm", u shpreh Krifca.
Ministrja theksoi se MBZHR do ta shtrijë këtë program edhe në vitin aktual e atë në vijim duke siguruar që Skema Kombetare e Trajnimit në Bujqësi të çojë dijen më pranë prodhimit dhe fermerit përmes demostrimit të modelit të praktikave më të mirave bujqësore dhe blegtorale dhe krijimin e fermave model. Ajo shprehu angazhimin për ndërtimin dhe mbikqyrjen e 30 fermave pilot në sistemet kyresore të prodhimit bujqësor dhe blegtoral, si mundësia më e mire për fermerët, që të shohin se si praktikat e mira bujqësore dhe blegtorale zbatohen në realitet duke u përkthyer në rendimente më të larta, në kosto më të ulëta prodhimi.
"Ky takim i cili në të vërtetë ishte menduar të ishte fundi i një procesi shumë të suksesshëm të zhvilluar gjatë vitit 2022, në të vërtetë është hapi i parë i një procesi të ri më të rëndësishëm e gjithëpërfshirës i cili do ti përçojë dijet dhe inovacionet bujqësore më thellë në territor. Unë jam shumë e lumtur që ne në realizimin e këtij vizioni jemi bashkë, bashkë për bujqësinë", përfundoi ministrja Krifca.
SCAN
Sondazh

E hamë, e pimë dhe nëpërmjet frymëmarrjes: Ja si plastika hyn në organizmin tonë!
Materiali plastik pothuajse i pathyeshëm ka pushtuar mjediset tona në formën e grimcave të vogla: mikroplastikat, më të vogla se 5 milimetra dhe nanoplastikat,......

Vendet më të ndotura në botë gjatë vitit 2022 – Shqipëria, 2.9 herë më shumë se vlera e udhëzuar nga OBSH!
Rreth 90% e popullsisë globale në vitin 2022 përjetoi cilësi të pashëndetshme të ajrit dhe vetëm gjashtë vende përmbushën rekomandimet e Organizatës Botërore......

Aksionet europiane regjistrojnë javën më të keqe të vitit!
Aksionet europiane përmbyllën një javë të trazuar me një seancë negative të premten, pavarësisht njoftimeve se Credit Suisse dhe First Republic Bank do të......

10 mijë ton plehra të grumbulluara rrugëve – Sindikatat franceze bëjnë thirrje për më shumë protesta!
Rreth 10,000 tonë plehra të pa mbledhura janë grumbulluar në rrugët e kryeqytetit francez, ndërsa sindikatat bëjnë thirrje për më shumë protesta në fundjavë......

Turqia hap rrugën për pranimin e Finlandës në NATO por pa Suedinë!
Gjatë një vizite të presidentit finlandez Sauli Niinistö, Erdogan dha dritën e gjelbër për pranimin e Finlandës në NATO dhe shtoi gjithashtu se do të nisë......

KESH, blerje energjie 3-5 vjeçare - Hapet gara e pazakontë, çmimi do fiksohet për një periudhë afatgjatë!
Teksa çmimet e energjisë elektrike në bursë janë tejet të luhatshme, Korporata Elektorenergjetike Shqiptare ka hapur garën për blerjen energjie afatgjatë për 3......

2022, rritet fatura e kompensimit të pronave me rreth 180 Mln Usd - U rivlerësuan mbi 4,600 vendime, do përfitojnë jo më pak se 10% të vlerës reale të tokës
Viti 2022 ka sjellë rritje të faturës së kompensimit të pronarëve. Shkak është bërë rivlerësimi i mbi 4 mijë vendimeve për kompensim, të cilat sipas vendimit......

Turqia hedh në treg automjetin e saj të parë elektrik - TOGG mund të blihet duke filluar nga 46 mijë euro, bëhen porositë e para
Prodhuesi turk i automjeteve, Togg, bëri publike cmimet për shitjen e një automjeti elektrik të prodhuar në Turqi. Modeli Suv i segmentit C do të jetë 'Togg......