Nafta rikuperon pjesërisht humbjet - Gjatë 3 sesioneve të fundit ka rënë me mbi 9%

Nafta i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, por në tre sesionet e kaluara ka humbur rreth 9% të vlerës, për shkak të shqetësimeve për ngadalësimin e kërkesës. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 72 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 68 dollarë për fuçi.
Gjatë ditës së sotme, çmimet po mbështeten nga Rezerva Federale, që sinjalizoi një periudhë pushimi me rritjen e interesave. Megjithatë, tregu po gjendet nën presion, për shkak se të dhënat në Kinë sinjalizojnë një ngadalësim të sektorit të manifakturës. Në fokus të tregjeve, tashmë do të jetë Banka Qendrore Europiane dhe Banka e Anglisë, të cilat pritet të rrisin normën bazë të interesit me 50 pikë bazë, në takimet e sotme.
Për sa i përket furnizimit të tregut, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës, OPEC, dhe aleatët e tjerë vendosën muajin e kaluar të ulin prodhimin edhe me 1.16 milionë fuçi naftë në ditë, në totalin e 3.66 milionë fuçive në ditë.
SCAN
Sondazh

Euro, në nivelin më të lartë në 1 vit - FED sinjalizon fundit e ciklit të rritjes së interesave, në fokus BQE
Dollari amerikan po qëndron në rënie të konsiderueshme në sesionin e sotëm, pasi rezerva Federale njoftoi fundin e ciklit të rritjes së interesave. Edhe......

Bursat europiane, në rënie të theksuar - Investitorët presin takimin e Bankës Qendrore Europiane
Bursat europiane janë hapur në rënie në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin takimin e Bankës Qendrore Europiane dhe Bankës së Anglisë. Të mërkurën,......

Dobësohet sërish Dollari amerikan – Rikuperojnë Paundi dhe Franga!
Dollari amerikan e ka nisur këtë mëngjes në kuota negative teksa në raport me një ditë më parë ka humbur sërish pikë teksa është blerë sot me 100.1 lekë dhe......

“BSH s’do ndërhyjë në kursin e këmbimit”. Sejko: Rënia s’ka ardhur nga sjellje spekulative. Norma bazë e interesit nuk ndryshon
Banka e Shqipërisë nuk do të ndërhyjë në kursin e këmbimit, që javët e fundit ka shënuar në forcim të monedhës vendase. Në daljen për mediat, Guvernatori i......

Bonot e thesarit e nisin majin me rënie, zbresin në 3.75% - Shuma e shpallur nga Ministria e Financave 90 Mln Usd, kërkesa e investitorëve 140 Mln Usd
Maji ka shënuar rënien e rqadhës të normave të interesit të bonove të thesarit me afat maturimi një vjeccar duke i dhënë fund një rritje të shkurtër që ato......

Ndryshojnë rregullat e deklarimit të DIVA-s - Ulet pragu i të ardhurave vjetore, zgjerohet lista e të punësuarve që deklarojnë
Ndërsa për vitin 2022 është mbyllur procesi i Deklarimit të DIVA-s për të punësuarit dhe të dypunësuarit, për vitin aktual tatimor rregullat do të jenë të......

Rreziku i kursit të këmbimit, 33% e biznesit të madh punon me euro - BSH: 48% e ndërmarrjeve të mëdha marrin kredinë në lekë, 52% në valutë
Ndërsa euro vijon të nënçmohet në raport me lekun në vlera rekord dhe institucionet shqiptare prej vitesh kanë nisur një fushatë për deeuroizimin e ekonomisë,......

Cilat qarqe paguan më shumë taksa mbi konsumin? - Saranda në vendin e parë, lista nxjerr në pah diferencat mes rajoneve
Barra tatimore që qytetarët shqiptarë kanë paguar mbi konsumin në vitin me çmimet më të larta të dekadave të fundit është e ndryshme dhe disa nga rajonet që......