Bota Postuar më 4 Maj 2023, 09:56

Euro, në nivelin më të lartë në 1 vit - FED sinjalizon fundit e ciklit të rritjes së interesave, në fokus BQE

Nga SCAN TV
Euro, në nivelin më të lartë në 1 vit - FED sinjalizon

Dollari amerikan po qëndron në rënie të konsiderueshme në sesionin e sotëm, pasi rezerva Federale njoftoi fundin e ciklit të rritjes së interesave. Edhe rreziku që mund të përbëjë sistemi bankar amerikan ka ushtruar presin mbi monedhën e gjelbër. Rezerva Federale rriti sërish normën bazë të interesit me 25 pikë bazë, sikurse pritej nga investitorët, dhe paralajmëroi se do të ketë rritje të tjera nëse do të jetë e nevojshme.

Kjo deklaratë e shefit të FED, Jerome Powell, bëri që dollari amerikan të zhvlerësohet ndjeshëm përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare. Paundi britanik është rritur në nivelin më të lartë në 11 muajt e fundit, pranë 1.26 dollarëve, ndërsa euro po tregtohet në nivelin më të lartë në 1 vit, pranë 1.1080 dollarëve.

Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 101.1, ndërsa në sesionin e kaluar humbi rreth 0.6% të vlerës. Në fokus të tregjeve, tashmë do të jetë takimi i Bankës Qendrore Europiane, që zhvillohet ditën e sotme. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 29 mijë dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1900 dollarë.

SCAN

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...