Ndryshojnë rregullat e deklarimit të DIVA-s - Ulet pragu i të ardhurave vjetore, zgjerohet lista e të punësuarve që deklarojnë

Ndërsa për vitin 2022 është mbyllur procesi i Deklarimit të DIVA-s për të punësuarit dhe të dypunësuarit, për vitin aktual tatimor rregullat do të jenë të ndryshme. Konkretisht, çdo person i punësuar në vend me pagë mbi 100 mijë lekë bruto, do të ketë si detyrim plotësimin e Deklaratës Individuale të Vjetore e të Ardhurave pranë administratës tatimore.
Ligji i ri për “Tatimin mbi të ardhurat” i hartuar nga Ministria e Financave, i cili është botuar në Fletoren Zyrtare , ka ulur pragun e detyrimit për deklarim për të punësuarit në Shqipëri. Deri më tani këtë detyrim e kishin individët me të ardhura vjetore bruto mbi 2 milionë lekë në vit.
Neni 67 i ligjit, përcakton se: Një individ është i detyruar të dorëzojë një deklaratë vjetore tatimore personale kur të ardhurat tatimore vjetore të tij/saj janë: më shumë se 1. 2 milionë lekë në vit nga të gjitha burimet; kur është në marrëdhënie punësimi me më shumë se një punëdhënës, pavarësisht nga shuma e të ardhurave që merr nga punëdhënësit; më shumë se 50 mijë lekë e çdo të ardhure tjetër që nuk i nënshtrohen tatimit përfundimtar në burim.
E thënë ndryshe nga kjo iniciativë preken të gjitha ata individë të punësuar që aktualisht marrin një pagë neto mbi 80 mijë lekë në muaj. Këta individë nuk do të paguajnë tatim ekstra pas plotësimit të deklaratës pasi e paguajnë atë në mënyre progresive për çdo muaj.
Por qëllimi i Ministrisë së Financave është zgjerimi i regjistrit të të ardhurave totale të individëve të punësuar në optikën e tyre, në mënyrë që ta kenë më të thjeshtë kontrollin e shpenzimeve uljen e evazionit. Pavarësisht se ligji hyn në fuqi në mesin e muajit Maj, deklarata e të ardhurave personale, formati i së cilës do të ndryshojë, do të plotësohet për herë të parë pas përfundimit të vitit tatimor, në Prill të 2024-ës.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Rreziku i kursit të këmbimit, 33% e biznesit të madh punon me euro - BSH: 48% e ndërmarrjeve të mëdha marrin kredinë në lekë, 52% në valutë
Ndërsa euro vijon të nënçmohet në raport me lekun në vlera rekord dhe institucionet shqiptare prej vitesh kanë nisur një fushatë për deeuroizimin e ekonomisë,......

Cilat qarqe paguan më shumë taksa mbi konsumin? - Saranda në vendin e parë, lista nxjerr në pah diferencat mes rajoneve
Barra tatimore që qytetarët shqiptarë kanë paguar mbi konsumin në vitin me çmimet më të larta të dekadave të fundit është e ndryshme dhe disa nga rajonet që......

Vlora, me rritjen më të madhe të kreditimit - Huaja për individë zgjerohet në çdo qytet, me përjashtim të Elbasanit
Referuar të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë për “Huatë për individët sipas rrethit dhe qëllimit të përdorimit”, në tremujorin e parë, në total......

Zbutja e ndryshimeve klimatike - Projekti i Universitetit të Tiranës do të zbatohet për një periudhë 3-vjeçare
Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë nis zbatimin e projektit për ngritjen e kapaciteteve për forcimin e kërkimit dhe mësimdhënies në fushat e lidhura......

Krifca në forumin e biznesit Shqipëri-Gjermani: Potencial investimesh në bujqësi!
Në forumin e biznesit Shqipëri-Gjermani që u zhvillua në Tiranë, ministrja e Bujqësisë Frida Krifca u shpreh se Shqipëria është vend që prodhon pothuajse......

Sondazhi i ri: Shumica e britanikëve duan të qëndrojnë pjesë e GJEDNJ!
Një sondazh i ri ka zbuluar se shumica e britanikëve duan të qëndrojnë në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR). I porositur nga The Sun, një......

Të dhënat e reja të OKB-së tregojnë: Uria në botë u përkeqësua në vitin 2022!
Një raport i ri i madh i publikuar sot përshkruan një pamje shqetësuese të gjendjes së urisë globale, me miliona njerëz që ende përballen me pasiguri të......

Pse ‘lufta e ujit’ në Spanjë i vë në rrezik frutat dhe perimet e Europës?!
Spanja është një nga prodhuesit më të mëdhenj të frutave dhe perimeve në BE. Kulturat që eksportohen në Europë ujiten me ujin e sjellë nga lumi Tagus, pranë......