Rreziku i kursit të këmbimit, 33% e biznesit të madh punon me euro - BSH: 48% e ndërmarrjeve të mëdha marrin kredinë në lekë, 52% në valutë

Ndërsa euro vijon të nënçmohet në raport me lekun në vlera rekord dhe institucionet shqiptare prej vitesh kanë nisur një fushatë për deeuroizimin e ekonomisë, një masë shumë e madhe biznesesh shqiptare vijojnë të operojnë në euro. Një anketim i kryer nga Banka e Shqipërisë për këtë qëllim zbardh se janë veçanërisht bizneset e mëdha më të ekspozuarat nga ky rrezik. Sipas sondazhit, gjatë 2022, rreth 14% e ndërmarrjeve të vogla dhe 23% e atyre të mesme deklarojnë se e kryejnë veprimtarinë plotësisht ose kryesisht në valutë. Ndërkohë që ky tregues është rreth 33% për ndërmarrjet e mëdha.
Ndërkohë shumë e lartë mbetet edhe kredia në euro e bizneseve të të gjitha madhësive. Gjatë gjysmës së dytë të vitit të shkuar, 65% e ndërmarrjeve të vogla, 54% e ndërmarrjeve të mesme dhe 48% e ndërmarrjeve të mëdha, deklarojnë se huaja e tyre është vetëm në monedhën vendase, ndërsa pjesa tjetër është në valutë (euro dhe/ose dollarë amerikanë) dhe/ose e kombinuar (lekë dhe valutë). Gjatë periudhës, huamarrja në valutë (kryesisht në euro) rezulton më e përdorur nga ndërmarrjet e mesme dhe ato mëdha (përkatësisht 41% dhe 40%) dhe më pak nga ndërmarrjet e vogla (rreth 32%). Ky element ndikohet edhe nga monedha në të cilën këto ndërmarrje kryejnë veprimtarinë. Sidoqoftë, krahasuar me gjashtëmujorin e mëparshëm, pesha e ndërmarrjeve me hua në monedhë të huaj është rritur me 1.7 pp për ndërmarrjet e vogla, por ka rënë për ndërmarrjet e mesme dhe ato të mëdha (përkatësisht me 1.2 pp dhe 1.8 pp).
Qëllimi kryesor i përdorimit të huamarrjes së re ka qenë përballimi i shpenzimeve afatshkurtra (për rreth 51% e totalit të ndërmarrjeve të përgjigjura) dhe kryerja e një investimi afatgjatë (rreth 28% e totalit). Krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar, ka një rritje të peshës së ndërmarrjeve të vogla e të mesme që kanë marrë hua të re për të përballuar shpenzimet afatshkurtra, ndërkohë që është rritur edhe pesha e huamarrësve të rinj me qëllim kryerjen e një investimi në rastin e ndërmarrjeve të vogla dhe atyre të mëdha. Afati mesatar i mbetur i huamarrjes ka rezultuar 64.4 muaj për ndërmarrjet e vogla, 64.7 muaj për ndërmarrjet e mesme dhe 65.8 muaj për ato të mëdha.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Cilat qarqe paguan më shumë taksa mbi konsumin? - Saranda në vendin e parë, lista nxjerr në pah diferencat mes rajoneve
Barra tatimore që qytetarët shqiptarë kanë paguar mbi konsumin në vitin me çmimet më të larta të dekadave të fundit është e ndryshme dhe disa nga rajonet që......

Vlora, me rritjen më të madhe të kreditimit - Huaja për individë zgjerohet në çdo qytet, me përjashtim të Elbasanit
Referuar të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë për “Huatë për individët sipas rrethit dhe qëllimit të përdorimit”, në tremujorin e parë, në total......

Zbutja e ndryshimeve klimatike - Projekti i Universitetit të Tiranës do të zbatohet për një periudhë 3-vjeçare
Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë nis zbatimin e projektit për ngritjen e kapaciteteve për forcimin e kërkimit dhe mësimdhënies në fushat e lidhura......

Krifca në forumin e biznesit Shqipëri-Gjermani: Potencial investimesh në bujqësi!
Në forumin e biznesit Shqipëri-Gjermani që u zhvillua në Tiranë, ministrja e Bujqësisë Frida Krifca u shpreh se Shqipëria është vend që prodhon pothuajse......

Sondazhi i ri: Shumica e britanikëve duan të qëndrojnë pjesë e GJEDNJ!
Një sondazh i ri ka zbuluar se shumica e britanikëve duan të qëndrojnë në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR). I porositur nga The Sun, një......

Të dhënat e reja të OKB-së tregojnë: Uria në botë u përkeqësua në vitin 2022!
Një raport i ri i madh i publikuar sot përshkruan një pamje shqetësuese të gjendjes së urisë globale, me miliona njerëz që ende përballen me pasiguri të......

Pse ‘lufta e ujit’ në Spanjë i vë në rrezik frutat dhe perimet e Europës?!
Spanja është një nga prodhuesit më të mëdhenj të frutave dhe perimeve në BE. Kulturat që eksportohen në Europë ujiten me ujin e sjellë nga lumi Tagus, pranë......

Putin paralajmërohet për arrestim nëse merr pjesë në samit në Afrikën e Jugut
Presidenti rus Vladimir Putin u paralajmërua se ai mund të arrestohej nëse merr pjesë në një samit të BRICS në Afrikën e Jugut në gusht. Autoritetet në vend......