Krifca në forumin e biznesit Shqipëri-Gjermani: Potencial investimesh në bujqësi!

Në forumin e biznesit Shqipëri-Gjermani që u zhvillua në Tiranë, ministrja e Bujqësisë Frida Krifca u shpreh se Shqipëria është vend që prodhon pothuajse totalisht në mënyrë organike dhe se sektori i peshkimit detar prej 450 anijesh së bashku me prodhimet e akuakulturës gjenerojnë më shumë se 80 milion euro eksporte në vit.
Sipas njoftimit ajo parashtroi blegtorinë dhe zinxhirin e vlerës së mishit dhe të produkteve blegtorale, si një mundësi të mirë dhe e vyer bashkëpunimi me sipërmarrjet e huaja, në procesin e ristrukturimit të zinxhirit të vlerës, dhe forcimit të sigurisë ushqimore në sektor.
Gjithashtu, Krifca u shpreh se Shqipëria është një vend mesdhetar që dallohet për produktet emblematike siç janë vreshti, vera, ulliri, vaji i ullirit e bimët aromatike .
Duke u ndalur tek trendi i ri në rritje i eksporteve bujqësore, Krifca vuri në dukje se, prodhimet bujqësore “Made in Albania” po kërkohen gjithë e më shumë nga tregjet e huaja duke zgjeruar gjeografinë e vendeve deri në Azi, vendet skandinave, SHBA etj. “Sot bujqësia zë mbi 66% të volumit te sasisë se eksporteve dhe 43% të vlerës së eksporteve totale që Shqipëria realizon”, shtoi ajo.
Ajo bëri me dije gjithashtu se ka lidhur një partneritet edhe me Ministrinë e Bujqësisë në Gjermani. “Këtë vizitë të këtyre bizneseve e kemi marrë shumë seriozisht si qeveri dhe jemi të gatshëm të ofrojmë gjithë hapësirën e bashkëpunimit në mënyrë që disa nga këto biznese të kenë mundësinë të shtrihen në Shqipëri, të krijojnë partneritete me biznesin shqiptar apo mundësisht të hapin edhe filialet e tyre në vendin tonë”, tha Krifca.
Ministrja shprehu bindjen se, mundësitë për të zhvilluar më tej këtë sektor nëpërmjet investimeve të reja dhe përdorimit të teknikave novatore dhe inteligjente, janë të pafundme. “Ne jemi të hapur për çdo bashkëpunim i cili synon rritjen e kapaciteteve prodhuese të aktorëve të biznesit, rritjen e kapacitetit të tyre për inovacion dhe bashkëpunim, forcimin e lidhjeve me tregjet ndërkombëtare nëpërmjet rritjes së shërbimeve, të ruajtjes dhe përpunimit”, deklaroi ajo.
Një fjalë përshëndetëse në aktivitet mbajti dhe ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf, i cili tha se mbështetja zgjerohet në disa fusha të rëndësishme.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Sondazhi i ri: Shumica e britanikëve duan të qëndrojnë pjesë e GJEDNJ!
Një sondazh i ri ka zbuluar se shumica e britanikëve duan të qëndrojnë në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR). I porositur nga The Sun, një......

Të dhënat e reja të OKB-së tregojnë: Uria në botë u përkeqësua në vitin 2022!
Një raport i ri i madh i publikuar sot përshkruan një pamje shqetësuese të gjendjes së urisë globale, me miliona njerëz që ende përballen me pasiguri të......

Pse ‘lufta e ujit’ në Spanjë i vë në rrezik frutat dhe perimet e Europës?!
Spanja është një nga prodhuesit më të mëdhenj të frutave dhe perimeve në BE. Kulturat që eksportohen në Europë ujiten me ujin e sjellë nga lumi Tagus, pranë......

Putin paralajmërohet për arrestim nëse merr pjesë në samit në Afrikën e Jugut
Presidenti rus Vladimir Putin u paralajmërua se ai mund të arrestohej nëse merr pjesë në një samit të BRICS në Afrikën e Jugut në gusht. Autoritetet në vend......

Bitcoin, më popullor në Argjentinë dhe Turqi - Inflacioni i lartë dhe zhvlerësimi i monedhave vendase, arsyet kryesore
Në vende si Argjentina dhe Turqia, ku inflacioni është i lartë dhe monedhat vendase po lëkunden, njerëzit janë detyruar t'u drejtohen kriptomonedhave në një......

Kurorëzimi i mbretit Charles në Britani - Oferta speciale për ata që e kanë emrin Charles dhe Camilla
Shumë biznese në Britani po ofrojnë ushqime falas apo edhe pushime për ata me të njëjtin emër si çifti mbretëror Charles dhe Camilla. Ky vendim është marrë nga......

Transaksione elektronike më të lira në BE - Synohet ngadalësimi i përhapjes së sistemeve ndërkombëtare
Komisioni Europian dëshiron transaksione online më të shpejta dhe më të sigurta duke i bërë pagesat e menjëhershme opsionin kryesor për të paguar artikujt......

Kamala Harris, takim me CEO të teknologjisë - Tema e ditës, zhvillimi i inteligjencës artificiale
Zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris do të takohet me shefat ekzekutivë të Google, Microsoft, OpenAI dhe Anthropic për të diskutuar rreth zhvillimit të......