Bitcoin, më popullor në Argjentinë dhe Turqi - Inflacioni i lartë dhe zhvlerësimi i monedhave vendase, arsyet kryesore

Në vende si Argjentina dhe Turqia, ku inflacioni është i lartë dhe monedhat vendase po lëkunden, njerëzit janë detyruar t'u drejtohen kriptomonedhave në një përpjekje për të mbrojtur kursimet e tyre. Kjo dëshmohet nga nivelet e larta të pronësisë së kriptomonedhave në të dy vendet, ku Turqia regjistron më të lartat në botë me 27.1% dhe Argjentinë me 23.5%, kur mesatarja globale nuk kalon 11.9% – sipas të dhënave nga firma kërkimore GI.
Emëruesi i përbashkët mes dy vendeve me zotërimet më të larta të kriptomonedhave është inflacioni i shfrenuar, i cili ka bërë që monedhat e tyre të rrëzohen, ndërkohë që i shtyn qeveritë e të dy vendeve në kontrolle informale mbi lëvizjet e kapitalit për të parandaluar një dalje masive të kapitalit.
Në Turqi, edhe me shifrat zyrtare dhe vazhdimisht të diskutueshme, inflacioni ishte 50.51% në mars, ndërsa Argjentina arriti një rekord prej 104%. Sipas analistëve të K33 Research, "në përgjithësi, zotërimet e kriptomonedhave janë të larta në vendet me kontroll të kapitalit, paqëndrueshmëri financiare dhe politike".
Reflektimi është i qartë në monedhat e të dy vendeve, pasi lira turke dhe pesoja argjentinase kanë rënë në nivelet më të ulëta historike. Lira turke është dobësuar, pasi një dollar tani blen 19.5 lira. Në të njëjtën kohë, një dollar blen 464 pesos argjentinase në tregun e zi, më shumë se dyfishi i kursit zyrtar të këmbimit të vendosur në vend vitin e kaluar.
Kështu, një përqindje e madhe e banorëve të dy vendeve blejnë të ashtuquajturat stablecoin, kriptovaluta që teorikisht janë të lidhura me ndonjë vlerë kontraktuale të besueshme si p.sh. dollari amerikan ose ari dhe në këtë mënyrë u ofrojnë të interesuarve një alternativë, duke qenë se dollarët janë të pakta në vendet e tyre.
Megjithatë, në të njëjtën kohë, kriptomonedha më e madhe dhe më e njohur, Bitcoin, është rritur me 72% që nga fillimi i vitit dhe është në 28.600 dollarë, por vëllimi i transaksioneve në Bitcoin është në nivele shumë të ulëta në krahasim me ato të verës së fundit. Arsyeja, natyrisht, ishte seria e skandaleve dhe falimentimeve në industri, të cilat kulmuan me kolapsin e platformës së shkëmbimit të kriptomonedhave, FTX.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Kurorëzimi i mbretit Charles në Britani - Oferta speciale për ata që e kanë emrin Charles dhe Camilla
Shumë biznese në Britani po ofrojnë ushqime falas apo edhe pushime për ata me të njëjtin emër si çifti mbretëror Charles dhe Camilla. Ky vendim është marrë nga......

Transaksione elektronike më të lira në BE - Synohet ngadalësimi i përhapjes së sistemeve ndërkombëtare
Komisioni Europian dëshiron transaksione online më të shpejta dhe më të sigurta duke i bërë pagesat e menjëhershme opsionin kryesor për të paguar artikujt......

Kamala Harris, takim me CEO të teknologjisë - Tema e ditës, zhvillimi i inteligjencës artificiale
Zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris do të takohet me shefat ekzekutivë të Google, Microsoft, OpenAI dhe Anthropic për të diskutuar rreth zhvillimit të......

Vendet e pasura, në mbrojtje të klimës - Mbështetje financiare prej 100 miliardë dollarësh brenda vitit
Vendet e pasura janë në rrugën e duhur këtë vit për të përmbushur premtimin e tyre të vonuar për financimin e klimës me një shumë prej 100 miliardë dollarësh......

Pfizer tejkalon parashikimet e Wall Street – Aksionet e kompanisë në rënie që pas Covid-it
Pfizer raportoi të ardhurat e tremujorit të parë dhe fitimet e rregulluara që kryesuan pritshmëritë e Wall Street, pavarësisht nga një rënie në shitje e nxitur......

7% e të punësuarve në BE punuan jashtë orarit - Eurostat: Zakonisht 49 ose më shumë orë në javë në vitin 2022!
Në vitin 2022, 7% e punonjësve në Bashikimin Europian kanë punuar jashtë orarit në punën e tyre kryesore, zakonisht 49 ose më shumë orë në javë, sipas të......

Rënie e fortë e Dollarit amerikan – Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan ka regjistruar sot një zbritje të ndjeshme të vlerës pasi krahasuar me ditën e djeshme është blerë këtë të mërkurë me 100.3 lekë dhe është......

Bursat europiane i rikthehen fitimeve - Investitorët presin takimin e Rezervës Federale dhe BQE
Bursat europiane janë hapur në rritje të lehtë edhe në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët presin përfundimin e takimit të Rezervës Federale, ditën e sotme.......