Europa Postuar më 3 Maj 2023, 10:41

Kurorëzimi i mbretit Charles në Britani - Oferta speciale për ata që e kanë emrin Charles dhe Camilla

Nga SCAN TV
Kurorëzimi i mbretit Charles në Britani - Oferta speciale për ata

Shumë biznese në Britani po ofrojnë ushqime falas apo edhe pushime për ata me të njëjtin emër si çifti mbretëror Charles dhe Camilla. Ky vendim është marrë nga biznezet në pritje të kurorëzimit të monarkut të ri të Mbretërisë së Bashkuar dhe tregon se marketingu në Britani ka shkuar në një nivel tjetër. Adashët me fat kanë mundësinë të fitojnë gjithçka, nga pushimet falas deri tek ushqimi dhe kafeja.

Butlin's po ofrojnë pushime falas në mini resorte përfshirë ushqimin, duke u dhënë fituesve me fat mundësinë të shijojnë Live ceremoninë. Por vetëm nëse emri i tyre është Charles ose Camilla, apo edhe Charlie, Charles ose Cami.

Warner Holidays po u ofron atyre që mbajnë këto emra mundësinë për të fituar një qëndrim dy netësh, por në këtë rast rregullat janë pak më të rrepta. Emri në kartën e identitetit duhet të jetë ekskluzivisht Charles ose Camilla. Për më tepër, HelloFresh po dhuron libra recetash me një menu të veçantë për të shënuar ceremoninë e kurorëzimit.

Ofertat vazhdojnë me hyrjen falas në Bletchley Park, shtëpia e Codebreakers të Luftës së Dytë Botërore, ku një biletë kushton 25.50 paund. Me vetëm një javë për të kaluar, numri i promovimeve po rritet. Në një lëvizje origjinale mori pjesë edhe këshilli i qytetit të Cinderfordit, i cili ftoi vendasit të marrin pjesë në konkursin e tyre, ku kurorëzimi nuk do të përfshijë çiftin Charles-Camilla, por dy pula.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat