Vlora, me rritjen më të madhe të kreditimit - Huaja për individë zgjerohet në çdo qytet, me përjashtim të Elbasanit

Referuar të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë për “Huatë për individët sipas rrethit dhe qëllimit të përdorimit”, në tremujorin e parë, në total portofoli i huasë arriti në vlerat e 255 miliardë lekëve. Krahasuar me tremujorin paraardhës kemi të bëjmë me një rritje prej 2.6% ose në vlerë absolute me 6.3 miliardë lekë më shumë.
Huatë për individë sipas rrethit rezultojnë me rritje për të gjitha rrethet e përfshira, me përjashtim të Elbasanit. Kështu, rrethi i Elbasanit shënon një rënie për sa i përket huave, rreth 0.3%, ose shprehur në vlera monetare do të ishte rreth 17.5 milionë lekë. Nga ana tjetër, rrethi me rritjen më të madhe është Vlora, me 4.5% ose rreth 340 milionë lekë rritje në nivelin e huave për individët gjatë tremujorit të parë të vitit. Rritje të konsiderueshme kanë edhe rrethet si ai Shkodrës, ku portofoli i huasë është zgjeruar me 3.2%% dhe rrethi i Tiranës për të cilin, rritja për tremujorin e parë arrin në vlerat e 2.8%. Për rrethe si Lezha, Fieri, Durrësi dhe Korça rritja në totalin e huave për tremujorin e parë përllogaritet në rreth 1.5-2.2%.
Për tremujorin e parë të 2023-shit, nivelin më të lartë të totalit të huave e gëzon rrethi i Tiranës me rreth 166 miliardë lekë, duke përbërë më shumë se gjysmën e totalit të huave për individë. Krahasimi me tremujorin e fundit të vitit të kaluar tregon se ky rreth shënoi rritje me 2.8% ose shprehur në mjete monetare do të ishte 4.5 miliardë lekë në totalin e huave për individë, sinjalizojnë shifrat. Rrethet që përfshihen në grupin “të tjera” paraqiten të dytat për nivelin e totalit të huave për individë, rreth 13%, me një rritje prej 2.1% në totalin e huave ose shprehur në vlerë absolute, 688 milionë lekë.
Ilda Methasani/SCAN
Sondazh

Zbutja e ndryshimeve klimatike - Projekti i Universitetit të Tiranës do të zbatohet për një periudhë 3-vjeçare
Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë nis zbatimin e projektit për ngritjen e kapaciteteve për forcimin e kërkimit dhe mësimdhënies në fushat e lidhura......

Krifca në forumin e biznesit Shqipëri-Gjermani: Potencial investimesh në bujqësi!
Në forumin e biznesit Shqipëri-Gjermani që u zhvillua në Tiranë, ministrja e Bujqësisë Frida Krifca u shpreh se Shqipëria është vend që prodhon pothuajse......

Sondazhi i ri: Shumica e britanikëve duan të qëndrojnë pjesë e GJEDNJ!
Një sondazh i ri ka zbuluar se shumica e britanikëve duan të qëndrojnë në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR). I porositur nga The Sun, një......

Të dhënat e reja të OKB-së tregojnë: Uria në botë u përkeqësua në vitin 2022!
Një raport i ri i madh i publikuar sot përshkruan një pamje shqetësuese të gjendjes së urisë globale, me miliona njerëz që ende përballen me pasiguri të......

Pse ‘lufta e ujit’ në Spanjë i vë në rrezik frutat dhe perimet e Europës?!
Spanja është një nga prodhuesit më të mëdhenj të frutave dhe perimeve në BE. Kulturat që eksportohen në Europë ujiten me ujin e sjellë nga lumi Tagus, pranë......

Putin paralajmërohet për arrestim nëse merr pjesë në samit në Afrikën e Jugut
Presidenti rus Vladimir Putin u paralajmërua se ai mund të arrestohej nëse merr pjesë në një samit të BRICS në Afrikën e Jugut në gusht. Autoritetet në vend......

Bitcoin, më popullor në Argjentinë dhe Turqi - Inflacioni i lartë dhe zhvlerësimi i monedhave vendase, arsyet kryesore
Në vende si Argjentina dhe Turqia, ku inflacioni është i lartë dhe monedhat vendase po lëkunden, njerëzit janë detyruar t'u drejtohen kriptomonedhave në një......

Kurorëzimi i mbretit Charles në Britani - Oferta speciale për ata që e kanë emrin Charles dhe Camilla
Shumë biznese në Britani po ofrojnë ushqime falas apo edhe pushime për ata me të njëjtin emër si çifti mbretëror Charles dhe Camilla. Ky vendim është marrë nga......