Europa Postuar më 4 Maj 2023, 09:55

Bursat europiane, në rënie të theksuar - Investitorët presin takimin e Bankës Qendrore Europiane

Nga SCAN TV
Bursat europiane, në rënie të theksuar - Investitorët presin

Bursat europiane janë hapur në rënie në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin takimin e Bankës Qendrore Europiane dhe Bankës së Anglisë. Të mërkurën, ndërkohë, Rezerva Federale në SHBA vendosi të rrisë normën bazë të interesit me 25 pikë bazë dhe sinjalizoi se kjo mund të ishte rritja e fundit. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rënie me 0.8%, ndërsa sektori i medias dhe ai i automjeteve realizon humbjet më të mëdha, në rënie me 2.1% dhe 2.3% respektivisht.

Analistët presin gjerësisht se Banka Qendrore Europiane do të rrisë normën bazë të interesit me 50 pikë bazë, por nuk përjashtohet mundësia edhe për një rritje me 25 pikë bazë. Në fokus të tregjeve janë edhe fitimet tremujore të korporatave.

Kompania e naftës dhe gazit, Shell raportoi në mëngjesin e sotëm fitime prej 9.6 miliardë dollarë, ndërsa analistët parashikonin fitime prej 8.6 miliardë dollarë. Gjatë ditës së sotme, pritet të publikojë raportet e tyre edhe kompani automobilistike si, BMW dhe Volkswagen.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat