Shqipëria Postuar më 4 Maj 2023, 09:46

Dobësohet sërish Dollari amerikan – Rikuperojnë Paundi dhe Franga!

Nga SCAN TV
Dobësohet sërish Dollari amerikan – Rikuperojnë Paundi dhe

Dollari amerikan e ka nisur këtë mëngjes në kuota negative teksa në raport me një ditë më parë ka humbur sërish pikë teksa është blerë sot me 100.1 lekë dhe është shitur me 101.1 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal njësoj ka ndodhur edhe për Euron i cili e ka nisur këtë ditë negativisht teksa është blerë me 110.9 lekë dhe është shitur me 111.5 lekë në raport me një ditë më parë.

Franga zvicerane sakaq ka fituar pikë teksa regjistron këtë të enjte rritje të kuotës duke u blerë sot me 112.6 lekë dhe duke u shitur me 113.6 lekë krahasuar me ditën e mërkurë.

Paundi britanik gjithashtu ka shënuar rritje të vlerës mëngjesin e sotëm pasi në raport me dje është blerë sot me 125.4 lekë dhe është shitur me 126.4 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat