Bonot e thesarit e nisin majin me rënie, zbresin në 3.75% - Shuma e shpallur nga Ministria e Financave 90 Mln Usd, kërkesa e investitorëve 140 Mln Usd

Maji ka shënuar rënien e rqadhës të normave të interesit të bonove të thesarit me afat maturimi një vjeccar duke i dhënë fund një rritje të shkurtër që ato shënuan pasi në fillim të këtij viti Banka e Shqipërisë rriti në 3% normën bazë. Në ankandin e parë për muajin maj, ato u shitën me yeldin mesatar prej 3.75% nga 3.82% që shënuan në ankandin e mesit të prillit.
Ka shumë të ngjarë që kërkesa shumë e lartë për të blerë këtë instrument të ketë qenë një prej faktorëve që ulën normën në këtë masë. Qeveria ka shpallur një shumë prej 8.9 miliardë lekësh, afërisht 90 milionë dollarësh, ndërkohë që totali i ofruar nga investitorët ka qenë rreth 140 milionë dollarë. Në ankandin e prillit shuma e vënë në dispozicion nga investiorët ishte rreth 120 milionë dollarë, për të njëjtën shumë të shpallur nga Ministria e Financave.
Një pjesë tjetër e rënies i dedikohet rritjes së normave të interesit të depozitave nga ana e sistemit bankar, konkurrente të drejtpërdrejta të bonove të thesarit. Nga të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë muajte e parë të këtij viti, rezultuaninteresa deri në 3.5% për depozitat dy vjeçare. Po ashtu, disa banka propozojnë interesa mbi 3.5% për depozita me afat mbi 60 muaj.
Për depozitat me afat 1 vjeçar gjenden në treg oferta deri 3%. Kjo tendencë ka shtyrë veçanërisht individët të transferojnë kursimet drejt depozitave me afat, duke u kthyer kështu në konkurrente të letrave me vlerë të qeverisë. Ndërkohë është edhe një shenjë që tregon se investitorët nuk presin rritje tjetër të normës bazë të interesit nga ana e Bankës së Shqipërisë.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Ndryshojnë rregullat e deklarimit të DIVA-s - Ulet pragu i të ardhurave vjetore, zgjerohet lista e të punësuarve që deklarojnë
Ndërsa për vitin 2022 është mbyllur procesi i Deklarimit të DIVA-s për të punësuarit dhe të dypunësuarit, për vitin aktual tatimor rregullat do të jenë të......

Rreziku i kursit të këmbimit, 33% e biznesit të madh punon me euro - BSH: 48% e ndërmarrjeve të mëdha marrin kredinë në lekë, 52% në valutë
Ndërsa euro vijon të nënçmohet në raport me lekun në vlera rekord dhe institucionet shqiptare prej vitesh kanë nisur një fushatë për deeuroizimin e ekonomisë,......

Cilat qarqe paguan më shumë taksa mbi konsumin? - Saranda në vendin e parë, lista nxjerr në pah diferencat mes rajoneve
Barra tatimore që qytetarët shqiptarë kanë paguar mbi konsumin në vitin me çmimet më të larta të dekadave të fundit është e ndryshme dhe disa nga rajonet që......

Vlora, me rritjen më të madhe të kreditimit - Huaja për individë zgjerohet në çdo qytet, me përjashtim të Elbasanit
Referuar të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë për “Huatë për individët sipas rrethit dhe qëllimit të përdorimit”, në tremujorin e parë, në total......

Zbutja e ndryshimeve klimatike - Projekti i Universitetit të Tiranës do të zbatohet për një periudhë 3-vjeçare
Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë nis zbatimin e projektit për ngritjen e kapaciteteve për forcimin e kërkimit dhe mësimdhënies në fushat e lidhura......

Krifca në forumin e biznesit Shqipëri-Gjermani: Potencial investimesh në bujqësi!
Në forumin e biznesit Shqipëri-Gjermani që u zhvillua në Tiranë, ministrja e Bujqësisë Frida Krifca u shpreh se Shqipëria është vend që prodhon pothuajse......

Sondazhi i ri: Shumica e britanikëve duan të qëndrojnë pjesë e GJEDNJ!
Një sondazh i ri ka zbuluar se shumica e britanikëve duan të qëndrojnë në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR). I porositur nga The Sun, një......

Të dhënat e reja të OKB-së tregojnë: Uria në botë u përkeqësua në vitin 2022!
Një raport i ri i madh i publikuar sot përshkruan një pamje shqetësuese të gjendjes së urisë globale, me miliona njerëz që ende përballen me pasiguri të......