Bota Postuar më 22 Dhjetor 2022, 10:36

Nafta ngjitet pranë 82 USD për fuçi - Mbështetet nga rënia e rezervave në SHBA javën e kaluar

Nga SCAN TV
Nafta ngjitet pranë 82 USD për fuçi - Mbështetet nga

Çmimet e naftës po qëndrojnë në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, pas fitimeve me rreth 2 dollarë, një ditë më parë, si pasojë e rënies së rezervave në SHBA. Por, fitimet janë kufizuar nga një stuhi dëbore në Shtetet e Bashkuara, që pritet të godasë udhëtimet. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 82 dollarë për fuçi, ndërsa në sesionin e kaluar u rrit me 2.2 dollarë. Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 78 dollarë, ndërsa një ditë më parë u rrit me 2 dollarë.

Referuar të dhënave zyrtare në SHBA, nga Administrata për Informimin mbi Energjinë, rezervat e naftës bruto ranë me 5.89 milionë fuçi, gjatë javës që u mbyll më 16 dhjetor, ndërsa analistët parashikonin një rënie me 1.66 milionë fuçi. Gjithashtu, investitorët po presin informacione se kur do të rifillojë punën tubacioni Keystone, që transporton rreth 620 mijë fuçi naftë nga Kanadaja në Shtetet e Bashkuara.

Çmimet kanë gjetur një mbështetje edhe nga shpresat se Kina do të lehtësojë disa masa kundër Covid-19, pasi pavarësisht rritjes së infektimeve numri i viktimave është zero. Ndër zhvillimet e tjera, importet e naftës së Kinës nga Rusia u rritën me 17%, gjatë nëntorit, me bazë vjetore. Por, në total eksportet e Rusisë kanë rënë me rreth 11% gjatë periudhës 1-20 dhjetor, për shkak të embargos së vendosur nga Bashkimi Europian.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat