Inflacioni i nëntorit “qetëson” normat e interesit! Këshilli Mbikëqyrës i BSH nuk e ndryshon për kreditë dhe depozitat

Zhvillimet e javëve të fundit me ecurinë e inflacionit ka bërë që Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë të frenojë vendimet për rritjen e mëtejshme të normave të interesit.
“Inflacioni pritet të shënojë një pikë kthese gjatë tremujorit të katërt të vitit 2022, të reduktohet progresivisht gjatë vitit 2023 dhe të kthehet në objektiv në tremujorin e dytë të vitit 2024. Ky parashikim bazohet në reduktimin e pritur të inflacionit në ambientin botëror, në reduktimin progresiv të efekteve të raundit të dytë në vend, si dhe në ruajtjen e normave pozitive të rritjes ekonomike gjatë periudhës në vijim.
Rritja ekonomike pritet të mbetet e moderuar edhe në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm dhe të konvergojë gradualisht drejt normave të saj historike në periudhën në vijim, duke ofruar një raport më të balancuar midis kërkesës dhe ofertës në vend. Përditësimi i projeksioneve për të ardhmen ka konfirmuar pritjet tona të mëparshme. Megjithatë, ky përditësim ka sugjeruar nevojën e një normalizimi më gradual të qëndrimit të politikës monetare.
Bazuar në sa më sipër, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi:
të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.75%;
të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore, në nivelin 3.75%;
të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 1.75%” tha Guvernatori Gent Sejko pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës.
Në vijim të fjalës së tij, guvernatori Sejko tha se ekonomia shqiptare pritet të rritet në të ardhmen, ndonëse ritmi i rritjes pritet të vijë në ngadalësim në afatin e shkurtër dhe të rritet drejt potencialit në afatin e mesëm.

Kreu i bankës qendrore paralajmëron: Kriptovalutat mund të shkaktojnë krizën e ardhshme financiare!
Kriza e ardhshme financiare do të shkaktohet nga kriptovalutat private, nëse këto asete lejohen të rriten, paralajmëroi të mërkurën kreu i bankës qendrore të......

Kriza energjetike e Europës: Të jetosh pa ngrohje qendrore!
E mbërthyer nga një krizë energjie Europa është në modalitetin e kursimit të energjisë. Në disa vende po merren masa për të reduktuar konsumin, si në Belgjikë,......

“Sistemi bankar i mirëkapitalizuar dhe i shëndetshëm” -Shella: Sfida e ardhshme rritja e shërbimeve online dhe përfshirja e qytetarëve
Në prezantimin e gjetjeve të studimit: Besimi dhe perceptimi i klientëve në sektorin bankar në Shqipëri, Kreu i Shoqatës së Bankave Bledar Shella tha se......

Vit i ri, borxh i ri/ Qeveria do marrë 4 miliardë euro në 2023-shin - Huamarrje përmes bonove dhe obligacioneve, në “skenë” Eurobond i ri
Qeveria do të marrë një borxh të ri vitin e ardhshëm i cili arrin në afro 4 miliardë euro. Në dokumentin e publikuar nga Ministria e Financave, mbi planin e......

Sa do të rritet çmimi i duhanit nga 1 Janari? - Kosto shtesë për duhanpirësit, çfarë ndryshon tek kafeja?
Duhanpirësit do të përballen me çmime të reja të duhanit duke filluar nga 1 Janari 2023. Referuar ndryshimeve ligjore ne ligjin për akcizat, të botuar në......

Bankat më të besuarat, partitë “fundosen” - Zbardhen rezultatet e anketimit, nivel i ulët besueshmërie edhe te sistemi gjyqësor
Një sondazh nga shoqëria IDRA, tregon se qytetarët shqiptarë i besojnë sistemit bankar më shumë se çdo sektori tjetër në vend. Sipas rezultateve të......

Kompromis me Greqinë për të “çuar” detin në Hagë - Xhaçka takohet me Dendias: Kapitull i ri mes dy vendeve
Çështja e kufirit detar me Greqinë do të dërgohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Ky kompromis është arritur ndërmjet dy ministrave të jashtëm të......

Spanja i kërkon më shumë para’ BE - Madridi do 84 miliardë euro kredi nga fondet europiane
Spanja do i kërkojë Bashkimit Europian një kredi me vlerë 84 miliardë euro, si dhe 7.7 miliardë euro të tjera grante si pjesë e paketës së rimëkëmbjes nga......