Bota Postuar më 22 Dhjetor 2022, 10:34

Euro, e qëndrueshme në mbi 1.06 USD - Tregu karakterizohet nga luhatje të vogla për shkak të festave të fundvitit

Nga SCAN TV
Euro, e qëndrueshme në mbi 1.06 USD - Tregu karakterizohet nga luhatje

Euro po tregtohet e qëndrueshme në mbi 1.06 dollarë edhe në sesionin e sotëm, ndërsa tregu po karakterizohet nga qëndrueshmëria. Ndërkohë, jeni japonez është ngjitur sërish në nivelin më të lartë në 4 muajt e fundit, në raport me dollarin, pas vendimeve të Bankës së Japonisë për të mos ndryshuar normat e interesit dhe për të kontrolluar yield-in e obligacioneve.

Dollari është dobësuar lehtë edhe për shkak të të dhënave në SHBA, që treguan një rritje të besimit konsumator në nivelin më të lartë në 8 muajt e fundit, gjatë dhjetorit, në një kohë që inflacioni po ngadalësohet dhe tregu i punës po qëndron i fortë. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me gjashtë monedhat kryesore ndërkombëtare, po qëndron në rreth 103.9, shumë pranë nivelin më të ulët në 6 muajt e fundit.

Analistët parashikojnë se, ditën e mbetura të dhjetorit do të karakterizohen nga qëndrueshmëria për shkak se nuk pritet të ketë të dhëna ekonomike të rëndësishme, ndërsa investitorët bëjnë bilancet e vitit. Javën e kaluar, Rezerva Federale, Banka Qendrore Europiane, Banka e Anglisë dhe Banka Kombëtare e Zvicrës vendosën të rrisin normën bazë të interesit me gjysmë pikë përqindje, për të luftuar inflacionin e lartë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat