Europa Postuar më 22 Dhjetor 2022, 10:33

Tregjet europiane zgjerojnë fitimet - Ndikon rritja e besimit konsumator në SHBA dhe ngadalësimi i inflacionit

Nga SCAN TV
Tregjet europiane zgjerojnë fitimet - Ndikon rritja e besimit konsumator

Bursat europiane janë hapur në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e një dite më parë. Në tregje po mbizotëron ndjenja pozitive, për shkak të shenjave për ngadalësimin e inflacionit. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje me 0.1%, ndërsa shumica e sektorëve janë në territor pozitiv.

Mbretëria e Bashkuar raportoi një rritje më të ngadaltë ekonomike gjatë tremujorit të tretë të vitit, referuar të dhënave të Zyrës Kombëtare të Statistikave. Prodhimi i Brendshëm Bruto ra me 0.3% në periudhën Korrik-Shtator, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Edhe Wall Street u mbyll në rritje në sesionin e kaluar, për shkak të të raportimeve pozitive mbi besimin konsumator në SHBA, që i kanë dhënë më shumë frymëmarrje Rezervës Federale në lidhje me vendimet e politikave monetare, që pritet të marrë gjatë vitit 2023.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat