Bota Postuar më 9 Nëntor 2022, 09:39

Nafta humb rreth 2%, tregtohet pranë 95 USD - Vendosja e kufizimeve ndaj Covid-19 në Kinë dëmton kërkesën

Nga SCAN TV
Nafta humb rreth 2%, tregtohet pranë 95 USD - Vendosja e kufizimeve ndaj

Tregu i naftës po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm europian, por gjatë tregtisë aziatike humbi rreth 2% të vlerës, për shkak të shqetësimeve mbi ngadalësimin e kërkesës. Përveç ngadalësimin të ekonomisë globale, vatrat e reja të infektimeve me Covid-19 në Kinë kanë detyruar autoritetet të vendosin kufizime të ashpra, që po dëmton kërkesën në ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 95 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 89 dollarë për fuçi. Të dy bençmarkët humbën mbi 2.5% të vlerës në sesionin e kaluar. Investitorët në tregje shqetësohen se inflacioni i lartë dhe normat e interesit në rritje mund ta çojnë botën drejt një recesioni në vitin 2023.

Ndër zhvillimet e tjera, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë uli parashikimin për kërkesën gjatë vitit 2023, ndërsa prodhimi në SHBA gjatë vitit të ardhshëm do të jetë rreth 21% më i ulët se parashikimet fillestare. Investitorët po presin edhe të dhënat mbi rezervat e naftës në SHBA, për javën e kaluar, dhe analistët parashikojnë një rritje me 1.1 milionë fuçi.

SCAN

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat