Tregu monetar, në pritje të rezultatit të zgjedhjeve - Republikanët drejt kontrollit të Dhomës, humbin një vend në Senat

Dollari amerikan po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, pasi tregtarët po presin rezultatin e zgjedhjeve për Kongresin amerikan. Në anën tjetër, të dhënat mbi inflacionin mund të zbehin shpresat për një ngadalësim të hapit të rritjes së interesave. Monedha e gjelbër është gjendur nën presion në ditët e fundit, për shkak të basteve se Rezerva Federale do të frenojë rritjen e interesave, për shkak të shenjave për ngadalësimin e ekonomisë.
Për këtë arsye, dollari preku nivelin më të ulët në disa javë, në raport me euron dhe paundin britanik. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë gjashtë monedhave kryesore ndërkombëtare, ka humbur rreth 1% të vlerës gjatë kësaj jave dhe po qëndron në rreth 109.6. Fokusi i tregjeve do të jetë i fokusuar te rezultati i zgjedhjeve në SHBA. Rezultatet paraprake tregojnë se Republikanët kanë fituar shumicën në Dhomën e Përfqësuesve, por kanë humbur një vend në Senat.
Disa analistë mendojnë se marrja e kontrollit nga Republikanët mund të jetë një lajm i keq për dollarin, pasi do të limitohen shpenzimet fiskale. Tregjet po presin edhe inflacionin që SHBA, që do të publikohet të premten dhe analistët parashikojnë një ngadalësim të lehtë në 8%. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin ka rënë ndjeshëm dhe po tregtohet në rreth 18 mijë dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1270 dollarë. Tregu i monedhave virtuale ka rënë ndjeshëm në 3 ditët e fundit për shkak të lajmeve se Binance dhe FTX, dy platformat më të mëdha në botë, do të bashkohen për shkak të problemeve me likuiditetin.
SCAN
Sondazh

Bursat europiane, në rënie të lehtë - Tregjet presin rezultatin e zgjedhjeve për Kongresin në SHBA
Tregjet europiane janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për Kongresin në......

Berlini vijon rrugën, Parisi zemërohet - Dy vendet “përplasen” për mënyrën se si po përballojnë krizën ekonomike
Panorama aktuale e krijuar së fundmi shfaq një shpërbërje të boshtit Paris – Berlin. Marrëdhëniet mes vendeve po ftohen gjithnjë e më shumë, aq sa këshilli i......

Europa, faturat e energjisë në nivele rekord - Kosto për familjet është rritur me 67% pavarësisht masave mbështetëse
Familjet europiane po paguajnë më shumë se kurrë për energjinë elektrike dhe gazin natyror, edhe pse qeveritë shpenzojnë miliarda për të mbrojtur konsumatorët......

Greqia ofron vende pune më të mira - Në 3 vitet e fundit kërkohen më shumë profesionistë të kualifikuar
Të paktën gjashtë nga 10 vende të reja pune të krijuara në tre vitet e fundit në Greqi, nga qershori 2019 deri në qershor 2022, kanë të bëjnë me pozicione që......

Kartat e kreditit nuk të bëjnë të pasur - Miliarderi Mark Cuban, amerikanëve: Merrni kredi konsumatore
“Nëse përdorni karta krediti, atëherë nuk dëshironi të pasuroheni”, thotë biznesmeni miliarder amerikan Mark Cuban. Këshilla e tij për këdo në SHBA që dëshiron......

Paga e mirë dhe stresi i ulët - Kjo është puna më pak stresuese dhe e paguar mirë në SHBA
Shumica e punëve janë stresuese. 79% e punëtorëve të anketuar në SHBA thanë se përjetojnë stres të lidhur me punën çdo muaj. Por, disa punë janë më pak......

Banka Qendrore Ruse nuk lehtëson kontrollet e kapitalit - Guvernatorja Nabiullina: Mos nënvlerësoni sanksionet perëndimore
Banka Qendrore e Rusisë nuk e konsideron nevojë të menjëhershme atë të zbutjes së mëtejshme të kontrolleve të kapitalit që kanë mbështetur rublën që nga......

14.2 miliardë lekë buxhet për bujqësinë në 2023 - Deputetët kërkojnë baza të dhënash mbi ecurinë e bujqësisë dhe blegtorisë
14.2 miliardë lekë buxhet janë parashikuar për vitin 2023 në Ministrinë e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave për......