Europa, faturat e energjisë në nivele rekord - Kosto për familjet është rritur me 67% pavarësisht masave mbështetëse

Familjet europiane po paguajnë më shumë se kurrë për energjinë elektrike dhe gazin natyror, edhe pse qeveritë shpenzojnë miliarda për të mbrojtur konsumatorët nga kriza energjetike. Çmimi mesatar i shitjes me pakicë për gazin natyror në Bashkimin Europian dhe Britani ishte pothuajse 18 cent euro për kilovatorë në tetor, dyfishi i asaj që ishte në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Kosto e energjisë elektrike për familjet është rritur me 67%, në 36 euro cent për kilovatorë.
Dhe kjo pavarësisht se qeveritë e BE-së kanë shpallur masa prej më shumë se 550 miliardë euro për të mbrojtur familjet dhe bizneset nga rritja e kostove të energjisë. Nëse vendet nuk do ta kishin ofruar këtë mbështetje, faturat e familjeve mund të ishin edhe më të larta.
Në bazë mujore, çmimi mesatar për njësi i energjisë elektrike në muajin tetor është rritur me 3.4%, ndërsa për gazin natyror me 2.5%. Rritja më e madhe mujore ishte në Dublin, ku çmimet e energjisë elektrike u rritën me 44%, ndërsa çmimi mesatar i gazit natyror në Romë u rrit me 97%.
Moti jashtëzakonisht i ngrohtë erdhi si një lehtësim për konsumatorët dhe qeveritë në tetor, pasi më pak njerëz kishin nevojë për të ndezur ngrohjen. Ndërsa çmimet vijojnë të rriten, Europa shkon drejt dimrit, gjë që mund të sjellë telashe për qeveritë që janë përpjekur të mbajnë kostot artificialisht të ulëta, vëren Bloomberg.
Ekspertët mendojnë se, nëse kriza energjetike zgjat një vit ose më shumë, kosto e këtyre masave mbështetëse do të jetë e madhe.
SCAN
Sondazh

Greqia ofron vende pune më të mira - Në 3 vitet e fundit kërkohen më shumë profesionistë të kualifikuar
Të paktën gjashtë nga 10 vende të reja pune të krijuara në tre vitet e fundit në Greqi, nga qershori 2019 deri në qershor 2022, kanë të bëjnë me pozicione që......

Kartat e kreditit nuk të bëjnë të pasur - Miliarderi Mark Cuban, amerikanëve: Merrni kredi konsumatore
“Nëse përdorni karta krediti, atëherë nuk dëshironi të pasuroheni”, thotë biznesmeni miliarder amerikan Mark Cuban. Këshilla e tij për këdo në SHBA që dëshiron......

Paga e mirë dhe stresi i ulët - Kjo është puna më pak stresuese dhe e paguar mirë në SHBA
Shumica e punëve janë stresuese. 79% e punëtorëve të anketuar në SHBA thanë se përjetojnë stres të lidhur me punën çdo muaj. Por, disa punë janë më pak......

Banka Qendrore Ruse nuk lehtëson kontrollet e kapitalit - Guvernatorja Nabiullina: Mos nënvlerësoni sanksionet perëndimore
Banka Qendrore e Rusisë nuk e konsideron nevojë të menjëhershme atë të zbutjes së mëtejshme të kontrolleve të kapitalit që kanë mbështetur rublën që nga......

14.2 miliardë lekë buxhet për bujqësinë në 2023 - Deputetët kërkojnë baza të dhënash mbi ecurinë e bujqësisë dhe blegtorisë
14.2 miliardë lekë buxhet janë parashikuar për vitin 2023 në Ministrinë e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave për......

SHBA, votohet për zgjedhjet e mesmandatit - Sondazhet “zhysin” demokratët, rrezikohet axhenda ekonomike e Biden
Për politikën amerikane dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një ditë shumë e rëndësishme. Miliona qytetarë votojnë në zgjedhjet e mes mandatit me......

Situata në kaskadën e Drinit - Rezerva energjetike, 55% më pak se korriku. Niveli i Fierzës, i njëjtë me 2 muaj më parë
436 GWh energji është rezerva energjetike në Kaskadën e Drinit në javën e parë të nëntorit, duke mbetur në nivelin e 55% më pak në raport me muajin korrik të......

Ekskluzive/ Çmimi i energjisë për nëntorin nuk rritet - Dorëzohet aplikimi i ri në ERE. Fasha 800 kWh/muaj, në fuqi për muajin dhjetor
Çmimi i energjisë për muajin nëntor duket se nuk të rritet. Asambleja e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare ka pezulluar çmimet e shtrenjtuara të shitjes......