Ekskluzive/ Çmimi i energjisë për nëntorin nuk rritet - Dorëzohet aplikimi i ri në ERE. Fasha 800 kWh/muaj, në fuqi për muajin dhjetor

Çmimi i energjisë për muajin nëntor duket se nuk të rritet. Asambleja e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare ka pezulluar çmimet e shtrenjtuara të shitjes së energjisë për Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, duke lënë në fuqi tarifat aktuale. TV SCAN ka siguruar aplikimin e ri të OSHEE-së, depozituar pranë ERE-s, lidhur me kostot që duhet të përfshihen në përcaktimin e çmimit, çka nënkupton se fasha e energjisë për konsumin mbi 800 kWh/muaj nuk do të aplikohet.
“Kërkesa për rritjen e çmimit mbështetej në vendimin e eAsamblesë së KESH, në të cilin ishte vendosur që çmimi për energjinë e klientëve familjarë për konsumin mbi 800 kWh/muaj të ishte 34.3 lekë/kWh.
Në kushtet kur organet vendimmarrëse të KESH e kanë pezulluar këtë vendim, duke lënë në fuqi të njëjtin çmim prej 2.6 lekë/kWh, kostot për muajin nëntor ngelen të pandryshuara”, - thuhet ndër të tjera në aplikimin e depozituar një ditë më parë. Vendimi zyrtar i Entit Rregullator të Energjisë pritet të merret në datën 10 nëntor, por sikurse është argumentuar edhe në mbledhjet e kaluara, çmimi reflekton kostot e blerjes së energjisë dhe në kushtet kur nuk ka ndryshim të tyre, atëhere edhe çmimi final nuk ndryshon.
Kjo nënkupton se tarifimi i energjisë do të bëhet vetëm me një fashë, teksa i gjithë konsumi do të faturohet me 9.5 lekë/kWh, pa TVSH. Ndërkaq, referuar dokumenteve të depozituar, pezullimi është miratuar vetëm për muajin nëntor, çka do të thotë se deri më tani tarifimi me 2 fasha mbetet në fuqi për muajin dhjetor. Sipas vendimit të miratuar më herët, kjo do të thotë se çdo kilovat i konsumuar mbi fashën 800 kWh/muaj do të tarifohet me 42 lekë.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Sa i ulin ndërtuesit çmimet e banesave në negociata? Vrojtimi/ Ka subjekte që pranojnë të zbresin deri 30%, pjesa më e madhe 5%
Një vrojtim I Bankës së Shqipërisë mbi tregun e pasurive të paluajtëshme tregon se kompanitë e ndërtimit tolerojnë ulje të ndjeshme nga ccmimi fillestar, me......

Sa është ‘rroga’ e liderëve botërorë ? – Ja krerët e shtetit që paguhen më shumë
Të qenit kryetar shteti ose kreu i qeverisë përfshin presion të lartë nga qytetarët e vendit dhe nga jashtë kufijve, orë të gjata pune të lodhshme dhe paga......

Ndërsa Musk fokusohet në Twitter, paga e tij rekord prej 56 miliardë dollarë në Tesla shkon në gjyq!
Ndërsa Elon Musk është përfshirë në blerjen e tij të Twitter, sipërmarrësi po shkon në gjyq për të mbrojtur paketën e tij të pagës rekord prej 56 miliardë......

Nga Tesla tek BMW, pse makinat po grumbullohen në portin gjerman të Bremerhaven?!
Porti i Bremerhaven, porti kryesor roll on/roll off në Gjermani dhe një nga qendrat më të mëdha të automobilave në botë, po përjeton një bllokim. Kombinimi......

Konfiskimi i dytë më i madh financiar i regjistruar ndonjëherë - Fed sekuestron mbi 3 miliardë dollarë Bitcoin të vjedhur
Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi të hënën se sekuestroi rreth 3.36 miliardë dollarë në bitcoin të vjedhur gjatë një bastisjeje të paparalajmëruar më......

The 56.8 million dollar loan for Qukës-Qafë Plloq is approved
The Parliamentary Committee on Productive Activities has approved the loan agreement for 56.8 million USD for the completion of lots I and II of the road......

Nëntoka e Kremlinit - A ka një ‘metro sekrete’ sovjetike poshtë Moskës?
Ka shumë sekrete nga Lufta e Ftohtë për të cilat ndoshta nuk do të kemi kurrë një përgjigje. Një prej tyre që është përfolur për dekada është ekzistenca e një......

Bursat europiane zgjerojnë humbjet - Investitorët presin zgjedhjet për Kongresin në SHBA
Tregjet evropiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin zgjedhjet e mes mandatit në SHBA, që zhvillohen ditën e sotme. Indeksi......