Sa është ‘rroga’ e liderëve botërorë ? – Ja krerët e shtetit që paguhen më shumë

Të qenit kryetar shteti ose kreu i qeverisë përfshin presion të lartë nga qytetarët e vendit dhe nga jashtë kufijve, orë të gjata pune të lodhshme dhe paga relativisht të ulëta, të paktën në krahasim me atë të CEO-ve të korporatave të mëdha.
Megjithatë, disa liderë botërorë kanë një pagë shumë më të mirë se të tjerët. Këtu janë disa nga liderët më të paguar botërorë në vitin 2022.
Lee Hsien Loong, Singapor
Lee Hsien Loong, kryeministri i Singaporit, merr kompensimin më të lartë në krahasim me çdo udhëheqës tjetër qeveritar në nivel global. Ai fiton rreth 1.6 milionë dollarë në vit.
Pagat e larta kanë për qëllim të dekurajojnë korrupsionin midis ministrave të lartë dhe të tërheqin zyrtarët më të zgjuar të qeverisë për t'i shërbyer Singaporit. Ndoshta, kjo është arsyeja pse Singapori renditet në krye të vendeve më pak të korruptuara në botë.
Carrie Lam, Hong Kong
Carrie Lam, Shefja Ekzekutive e Hong Kongut, vjen e dyta. Sipas South China Morning Post (SCMP), ajo fiton afërsisht 672,000 dollarë në vit.
Sipas gazetës kineze, ajo e arriti këtë pagë vjetore pasi qeveria e Hong Kongut zbatoi një rritje të propozuar prej 12.4% të pagave për të gjithë krerët e saj. Rritja e pagave u konsiderua si një nxitje për të rekrutuar dhe mbajtur zyrtarë qeveritarë të kualifikuar, si dhe për të zbutur efektet e inflacionit.
Ignazio Cassis, Zvicër
Ignazio Cassis, President i Konfederatës Zvicerane që nga janari i këtij viti, fiton rreth 483,000 dollarë në vit, duke u renditur i treti në listën e liderëve më të paguar botërorë.
Joe Biden, SHBA
Duke qenë udhëheqësi i superfuqisë botërore, shumë njerëz do të prisnin që presidenti i SHBA, Joe Biden, të ishte zyrtari qeveritar me të ardhurat më të larta. Por, ai është i katërti në listë, me një pagë vjetore prej 400,000 dollarë.
Megjithatë, SHBA-ja i lejon presidentit të saj gjithashtu një shpenzim prej 50,000 dollarësh "për të ndihmuar në mbulimin e shpenzimeve që lidhen ose rezultojnë nga kryerja e detyrave të tij zyrtare", sipas Kodit të SHBA. Plus, ai ka akses në pajisjet më luksoze si Shtëpia e Bardhë dhe Air Force One.
Anthony Albanese, Australi
Lideri i pestë më i paguar në botë është kryeministri i Australisë dhe ish-lideri i Partisë Laburiste, Anthony Albanese, i cili pason Biden me një pagë vjetore prej rreth 378,400 dollarë.
Liderë të tjerë botërorë të paguar mirë
Jo shumë prapa, është kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, i cili fiton rreth 360,000 dollarë në vit, i ndjekur nga kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinta Ardern, e cila fiton pothuajse 340,000 dollarë.
Dhjetë të parat
Gjithashtu në dhjetëshen e parë: Mohamed Ould Ghazouani, President i Mauritanisë, në vendin e 8-të (330,000 dollarë/vit), i ndjekur nga kancelari i Austrisë Karl Nehammer (328,000 dollarë/vit) dhe Xavier Bettel, kryeministër i Luksemburgut (278,000 dollarë/vit).
Kanadaja
Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau fiton 267,000 dollarë në vit, duke zënë vendin e 12-të në listën e liderëve më të paguar në botë.
MB
Kryeministri i sapoemëruar i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, do të fitojë 161,401 £ (186,685 dollarë) në vit. Jo se ka shumë ndryshim për të, duke qenë se ai është personi i 222-të më i pasur në botë, sipas The Sunday Times.
Udhëheqësit më të keqpaguar
Nga ana tjetër, disa liderë botërorë paguhen vërtet keq. Disa nga më të këqijtë janë presidenti i Laosit (1,630 dollarë/vit); Presidenti i Kubës, Miguel Díaz-Canel (360 dollarë në vit) ose Ali Khamenei, lideri suprem i Iranit, i cili supozohet se nuk merr rrogë.
Megjithatë, pagat e ulëta në punët kryesore të qeverisë, zakonisht çojnë në korrupsion, veçanërisht në një regjim diktatorial si ai i Iranit, për shembull. Dhe, edhe pse në letër, ata mund të kenë një rrogë të caktuar, me siguri kanë miliona në dispozicion.
Nebi Xhomaqi / SCAN
Sondazh

Ndërsa Musk fokusohet në Twitter, paga e tij rekord prej 56 miliardë dollarë në Tesla shkon në gjyq!
Ndërsa Elon Musk është përfshirë në blerjen e tij të Twitter, sipërmarrësi po shkon në gjyq për të mbrojtur paketën e tij të pagës rekord prej 56 miliardë......

Nga Tesla tek BMW, pse makinat po grumbullohen në portin gjerman të Bremerhaven?!
Porti i Bremerhaven, porti kryesor roll on/roll off në Gjermani dhe një nga qendrat më të mëdha të automobilave në botë, po përjeton një bllokim. Kombinimi......

Konfiskimi i dytë më i madh financiar i regjistruar ndonjëherë - Fed sekuestron mbi 3 miliardë dollarë Bitcoin të vjedhur
Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi të hënën se sekuestroi rreth 3.36 miliardë dollarë në bitcoin të vjedhur gjatë një bastisjeje të paparalajmëruar më......

The 56.8 million dollar loan for Qukës-Qafë Plloq is approved
The Parliamentary Committee on Productive Activities has approved the loan agreement for 56.8 million USD for the completion of lots I and II of the road......

Nëntoka e Kremlinit - A ka një ‘metro sekrete’ sovjetike poshtë Moskës?
Ka shumë sekrete nga Lufta e Ftohtë për të cilat ndoshta nuk do të kemi kurrë një përgjigje. Një prej tyre që është përfolur për dekada është ekzistenca e një......

Bursat europiane zgjerojnë humbjet - Investitorët presin zgjedhjet për Kongresin në SHBA
Tregjet evropiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin zgjedhjet e mes mandatit në SHBA, që zhvillohen ditën e sotme. Indeksi......

Komisioni i BE-së prezanton rregulla të reja për qiratë afatshkurtra – Kërkohet transparencë edhe nga kompani si Booking.com, Airbnb dhe Expedia
Komisioni Evropian publikoi një rregullore të re për të përmirësuar operacionet e platformave me qira dhe praktikat e ndarjes së të dhënave në të gjithë tregun......

Euro ngjitet pranë nivelit të paritetit - Në fokus të tregjeve, zgjedhet për Kongresin dhe inflacioni në SHBA
Dollari amerikan po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin zgjedhjet për Kongresin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që......