Bota Postuar më 8 Nëntor 2022, 10:06

Euro ngjitet pranë nivelit të paritetit - Në fokus të tregjeve, zgjedhet për Kongresin dhe inflacioni në SHBA

Nga SCAN TV
Euro ngjitet pranë nivelit të paritetit - Në fokus të

Dollari amerikan po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin zgjedhjet për Kongresin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që zhvillohen ditën e sotme. Aktualisht Demokratët kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa senati është i ndarë në mënyrë të barabartë. Sipas sondazheve, republikanët pritet të fitojnë mazhorancën në të dyja dhomat.

Analistët shprehen se fitorja e Republikanëve do të jetë pozitive për tregun e borxhit dhe negative për dollarin amerikan, pasi përkthehen në më pak stimuj për ekonominë më të madhe në botë. Gjithashtu, investitorët po presin edhe të dhënat mbi inflacionin në SHBA, që do të japin një panoramë më të qartë mbi politikat monetare që do të ndjekë Rezerva Federale.

Euro po tregtohet shumë pranë nivelit të paritetet në raport me dollarin amerikan, ndërsa në dy sesionet e kaluara ka fituar rreth 2.5% të vlerës. Ndërkohë, paundi britanik po tregtohet në rreth 1.15 dollarë, dhe investitorët po presin planin e qeverisë së re, i cili do të publikohet më 17 nëntor.

Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po qëndron në rreth me rreth 5%, duke zgjeruar humbjet e një dite më parë dhe ka zbritur poshtë 20 mijë dollarëve. Ethereum është në rënie me rreth 7% dhe po tregtohet në rreth 1480 dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat