Europa Postuar më 8 Nëntor 2022, 10:07

Bursat europiane zgjerojnë humbjet - Investitorët presin zgjedhjet për Kongresin në SHBA

Nga SCAN TV
Bursat europiane zgjerojnë humbjet - Investitorët presin zgjedhjet

Tregjet evropiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin zgjedhjet e mes mandatit në SHBA, që zhvillohen ditën e sotme. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rënie me 0.3%, me sektorin e udhëtimeve që realizon humbjet më të mëdha, në rënie me 1%.

Zgjedhjet e sotme në SHBA do të përcaktojnë se cila parti do të kontrollojë Kongresin, por edhe shpenzimet qeveritare. Aktualisht, demokratët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa Senati është thuajse i barabartë. Investitorët po presin edhe Indeksin e Çmimeve Konsumatore në SHBA, që do të përcaktojnë edhe politikat që do të ndjekë banka qëndrore më e madhe në botë.

Ndërkohë, shumica e tregjeve në rajonin e Azi-Paqësorit patën një tendencë në rritje, ndërsa kontratat “futures” në Wall Street kanë ndryshuar minimalisht. Në tregjet e metaleve të çmuara, ari që është konsideruar si një mburojë ndaj inflacionit ka humbur rreth 18% të vlerës, që nga marsi i këtij viti për shkak të rritjes së interesave nga bankat qendrore.

Në fokus të tregjeve, vijojnë të jenë edhe fitimet tremujore të korporatave.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat