Shqipëria Postuar më 8 Nëntor 2022, 15:01

Sa i ulin ndërtuesit çmimet e banesave në negociata? Vrojtimi/ Ka subjekte që pranojnë të zbresin deri 30%, pjesa më e madhe 5%

Nga SCAN TV
Sa i ulin ndërtuesit çmimet e banesave në negociata?  Vrojtimi/

Një vrojtim I Bankës së Shqipërisë mbi tregun e pasurive të paluajtëshme tregon se kompanitë e ndërtimit tolerojnë ulje të ndjeshme nga ccmimi fillestar, me rast edhe deri në 30% më pak. Gjatë gjysmës së parë të këtij viti Banka e Shqipërisë ka zhvilluar një sondazh mbi 230 shoqëri ndërtimi dhe agjentësh të tregtimit të pasurive të paluajtshme.

Megjithëse shumë pak, vetëm 1% e të anketuarve janë përgjigjur se kanë pranuar ta ulin ccmimin deri 30% më pak se fillestare. Ndërkaq, rreth 2/3 e agjentëve kanë realizuar shitje me çmim të njëjtë ose deri në 5% më pak sesa çmimi i kërkuar.

Rreth 43% e agjentëve kanë raportuar shitje me çmime të njëjta me ato të kërkuara; 23% e tyre kanë shitur me çmim deri në 5% më të ulët në krahasim me çmimin e kërkuar; dhe 27% kanë raportuar që kanë realizuar shitje me një çmim midis 5% deri në 20% më të ulët nga çmimi fillestar i kërkuar.

Në krahasim me periudhën e mëparshme, vihet re që shpërndarja e përgjigjeve është akoma më e përqendruar drejt intervaleve me çmim pranë çmimit fillestar të kërkuar, gjë që reflekton rritje të kërkesës për blerje pronash të paluajtshme.

Sipas agjentëve, rreth gjysma e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare. Rreth 86% rezultojnë të blera me kredi që mbulojnë deri në 60% të vlerës.

Ndërkaq, Koha mesatare e shitjes së banesave në rang vendi raportohet të jetë mesatarisht 10.8 muaj, dhe ka rënë lehtë ndaj gjashtëmujorit të kaluar.

Lorenc Rabeta / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat