Shqipëria Postuar më 8 Nëntor 2022, 15:04

14.2 miliardë lekë buxhet për bujqësinë në 2023 - Deputetët kërkojnë baza të dhënash mbi ecurinë e bujqësisë dhe blegtorisë

Nga SCAN TV
14.2 miliardë lekë buxhet për bujqësinë në 2023 -

14.2 miliardë lekë buxhet janë parashikuar për vitin 2023 në Ministrinë e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave për shqyrtimin e buxhetit, ministrja Frida Krifca listoi disa prej investimeve që pritet të kryhen.

Më shumë studime dhe publikime të dhënash në lidhje me fermat dhe blegtorinë në vendin tonë ishin disa prej kërkesa të deputetëve të pranishëm në komision, pasi sipas tyre ndihmojnë në drejtimin e duhur të investimeve.

E pyetur nga deputetët për mungesën e fuqisë punëtore në zonat rurale, ministrja Krifca u shpreh se do të ketë një vëmendje të shtuar për këtë sektor duke shtuar se zhvillim do u jepet edhe shkollave të mesme por dhe të larta bujqësore.

Marinela Lina / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat