Europa Postuar më 8 Nëntor 2022, 15:23

Greqia ofron vende pune më të mira - Në 3 vitet e fundit kërkohen më shumë profesionistë të kualifikuar

Nga SCAN TV
Greqia ofron vende pune më të mira - Në 3 vitet e fundit

Të paktën gjashtë nga 10 vende të reja pune të krijuara në tre vitet e fundit në Greqi, nga qershori 2019 deri në qershor 2022, kanë të bëjnë me pozicione që kërkojnë aftësi të larta.

Ky element është ndoshta më inkurajuesi për të ardhmen e punësimit në Greqi, krahas uljes së ndjeshme të papunësisë dhe krijimit të më shumë se 250 mijë vendeve të reja të punës.

Sfida tani për Ministrinë e Punës është për më shumë vende pune, të cilat duhet të jenë dhe më të mirë, duke u kombinua me me paga të kënaqshme – veçanërisht në këto kohë, pasi vala e inflacionit në energji dhe produktet bazë po dëmton ndjeshëm fuqinë blerëse të punonjësve dhe standardin e tyre të jetesës. Sigurisht, kushtet e jetesës janë më të këqija për ata që punojnë në forma të paligjshme të punës për shkak të ndikimit joproporcional të inflacionit në të ardhurat e ulëta.

Megjithatë, sipas të dhënave të përpunuara në emër të ministrisë nga Njësia e Ekspertëve të Punësimit, Sigurimeve Shoqërore, Mirëqenies dhe Çështjeve Sociale, në tre vitet e fundit ka një rënie të lehtë edhe të punësimit me kohë të pjesshme, që do tëse po krijohen më shumë pozicione me kohë të plotë në krahasim me të kaluarën.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat