Berlini vijon rrugën, Parisi zemërohet - Dy vendet “përplasen” për mënyrën se si po përballojnë krizën ekonomike

Panorama aktuale e krijuar së fundmi shfaq një shpërbërje të boshtit Paris – Berlin. Marrëdhëniet mes vendeve po ftohen gjithnjë e më shumë, aq sa këshilli i përbashkët i ministrave francezë dhe gjermanë – i anuluar në 26 tetor – mbetet akoma pa një datë të re.
Për sa i përket politikës energjitike mosmarrëveshjet janë shumë të qarta. Franca këmbëngul për domosdoshmërinë e vendosjes së një kufiri cmimi për sa i përket gazit dhe elektricitetit, ndërsa Gjermania as nuk e merr fare në konsideratë këtë hipotezë.
Në selinë e këshillit europian, presidenti francez Macron u irritua shumë me masën mbrojtëse prej 200 miliard eurosh të konfirmuar nga qeveria gjermane, për sipërmarrjet në vend në mënyrë që të përballoheshin pasojat e cmimeve të energjisë.
Një masë e cila së bashku me refuzimin e vendosur për kufirin e cmimeve, e bën Gjermaninë të arratiset e vetme dhe e izoluar, të paktën sipas presidentit francez Macron.
Dhe në frontin e infrastrukturës gjërat nuk shkojnë më mirë: që para fillimit të luftës në Ukrainë, Parisi shprehu kritika të ashpra ndaj projektit të gazsjellësit ruso – gjerman NordStream 2 që më pas u pezullua.
Dhe projekti i gazjellësit MidCat, i mbajtur i fshehtë pas rezistencës franceze, është një tjetër goditje për miqësinë franko – gjermane. Sipas Francës projekti për lidhjen e gadishullit iberik me Europën qendrore do të ishte sigurisht në avantazh të Gjermanisë dhe për këtë arsye nuk ka asnjë kuptim që infrastruktura të paguhet nga Franca dhe Spanja.
Këto mosmarrëveshje kanë afruar Macron me qeverinë e re italiane të kryeministres Meloni. Por ky afrim ka si objektiv kryesor një presion më të madh politik ndaj Berlinit, për ta bindur që të ndryshojë qëndrimin e tij për këto cështje.
Nga ana e tij Berlini vijon të luajë në nivel individual, me një intensitet gjithnjë e më të lartë, me bashkëbiseduesin që zhvendoset në lindje. Në Gjermani, dhe jo vetëm, shitja e një terminali të portit të Hamburgut ku Scholz ka qenë kryebashkiak për një kohë të gjatë, kinezes Cosco, nuk u prit me entuziazëm. Përkundrazi pati kritika të ashpra.
Vizita më e fundit e kancelarit gjerman Scholz në Oekin, gjithnjë vetëm, tregon se bisedimet më të rëndësishme mbeten ato dypalëshe, për një paqe momentale të kohezionit evropian.
SCAN
Sondazh

Europa, faturat e energjisë në nivele rekord - Kosto për familjet është rritur me 67% pavarësisht masave mbështetëse
Familjet europiane po paguajnë më shumë se kurrë për energjinë elektrike dhe gazin natyror, edhe pse qeveritë shpenzojnë miliarda për të mbrojtur konsumatorët......

Greqia ofron vende pune më të mira - Në 3 vitet e fundit kërkohen më shumë profesionistë të kualifikuar
Të paktën gjashtë nga 10 vende të reja pune të krijuara në tre vitet e fundit në Greqi, nga qershori 2019 deri në qershor 2022, kanë të bëjnë me pozicione që......

Kartat e kreditit nuk të bëjnë të pasur - Miliarderi Mark Cuban, amerikanëve: Merrni kredi konsumatore
“Nëse përdorni karta krediti, atëherë nuk dëshironi të pasuroheni”, thotë biznesmeni miliarder amerikan Mark Cuban. Këshilla e tij për këdo në SHBA që dëshiron......

Paga e mirë dhe stresi i ulët - Kjo është puna më pak stresuese dhe e paguar mirë në SHBA
Shumica e punëve janë stresuese. 79% e punëtorëve të anketuar në SHBA thanë se përjetojnë stres të lidhur me punën çdo muaj. Por, disa punë janë më pak......

Banka Qendrore Ruse nuk lehtëson kontrollet e kapitalit - Guvernatorja Nabiullina: Mos nënvlerësoni sanksionet perëndimore
Banka Qendrore e Rusisë nuk e konsideron nevojë të menjëhershme atë të zbutjes së mëtejshme të kontrolleve të kapitalit që kanë mbështetur rublën që nga......

14.2 miliardë lekë buxhet për bujqësinë në 2023 - Deputetët kërkojnë baza të dhënash mbi ecurinë e bujqësisë dhe blegtorisë
14.2 miliardë lekë buxhet janë parashikuar për vitin 2023 në Ministrinë e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave për......

SHBA, votohet për zgjedhjet e mesmandatit - Sondazhet “zhysin” demokratët, rrezikohet axhenda ekonomike e Biden
Për politikën amerikane dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një ditë shumë e rëndësishme. Miliona qytetarë votojnë në zgjedhjet e mes mandatit me......

Situata në kaskadën e Drinit - Rezerva energjetike, 55% më pak se korriku. Niveli i Fierzës, i njëjtë me 2 muaj më parë
436 GWh energji është rezerva energjetike në Kaskadën e Drinit në javën e parë të nëntorit, duke mbetur në nivelin e 55% më pak në raport me muajin korrik të......