Shqipëria Postuar më 9 Nëntor 2022, 09:38

Dollari amerikan vijon rënien ndërsa Paundi rikuperon pikë!

Nga SCAN TV
Dollari amerikan vijon rënien ndërsa Paundi rikuperon pikë!

Dollari amerikan ka pësuar sërish rënie sikurse edhe një ditë më parë teksa ka zbritur nën pragun e 116 lekë duke u blerë sot me 115.8 lekë dhe duke u shitur me 117.4 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane sakaq shfaqet relativisht e qëndrueshme duke u blerë edhe sot me 116.8 lekë dhe duke u shitur me 17.4 lekë teksa nuk ka pasur luhatje të vlerës në raport me ditën e djeshme.

Franga zvicerane ka regjistruar zbritje të kuotës këtë mëngjes pasi është blerë me 117 lekë dhe është shitur me 118.1 lekë në raport me ditën e martë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik është valuta e vetme që ka shënuar rritje të vlerës krahasuar me një ditë më parë duke u blerë mëngjesin e  sotëm me 133.2 lekë dhe duke u shitur me 134.3 lekë.

SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat