Nafta, e qëndrueshme pranë 76 USD - Mbështetet nga ulja e interesave të kredive në Kinë

Nafta Brent e Londrës po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, ndërsa nafta Bruto amerikane po qëndron në rënie me rreth 1%, për shkak se Banka Qendrore e Kinës uli normën bazë të interesit, në përpjekje për të mbështetur ekonominë në ngadalësim. Banka Popullore e Kinës uli interesat e kredive 1-vjeçare dhe 5-vjeçare me 10 pikë bazë, për herë të parë në 10 muajt e fundit, pasi autoritetet po përpiqen të mbështesin ekonominë e dytë më të madhe në botë, e cila ka shfaqur shenja shqetësuese të ngadalësimit.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 76 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 71 dollarë për fuçi. Qeveria kineze u takua javën e kaluar për të diskutuar masat në mbështetje të rritjes ekonomike, pasi vrulli pas pandemisë u zbeh menjëherë.
Gjithashtu, investitorët po presin edhe dëshminë e shefit të Rezervës Federale, Jerome Powell, përpara ligjvënësve amerikanë, i cili mund të japë më tepër detaje në lidhje me normat e interesit. Për sa i përket furnizimit të tregut, eksportet e naftës bruto nga Irani kanë regjistruar rekorde të reja gjatë këtij viti, pavarësisht sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
SCAN
Sondazh

Tregu monetar, i qëndrueshëm - Investitorët presin inflacionin në Britani dhe takimin e Bankës së Anglisë
Dollari amerikan po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, ndërsa një ditë më parë preku nivelin më të lartë në 7 muajt e fundit përballë jenit......

Bursat europiane zgjerojnë humbjet - Investitorët, të shqetësuar për ngadalësimin e ekonomisë globale
Bursat europiane janë hapur në rënie edhe në sesionin e sotëm, pasi besimi i investitorëve vijon të jetë i dobët. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur......

Importet e naftës ruse të BE-së bien me 90% si rezultat i ndalimeve gjithëpërfshirëse!
Si rezultat i ndalimeve gjithëpërfshirëse të vendosura si reagim ndaj luftës në Ukrainë, importet e bllokut të naftës ruse janë ulur me 90% në harkun kohor të......

Qeveria gjermane bie më në fund dakord për ligjin e emigracionit për punëtorët e kualifikuar!
Grupet parlamentare të SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së kanë rënë dakord për ndryshimet e fundit në ligjin për imigrimin e punonjësve të kualifikuar. Siç......

Valutat kryesore sërish në 'të kuqe' – Dobësohen ndjeshëm Dollari, Franga dhe Paundi!
Dollari amerikan ka regjistruar sërish zbritje të ndjeshme të kuotës pas një rikuperimi të lehtë që pati ditën e hënë duke u blerë mëngjesin e sotëm me 97.9......

Rikuperimi i euros zgjat vetëm një javë, bie përsëri - E mbylli fundjavën në kuotën mesatare 108.19, por u “zgjua” të hënën 107.97 lekë
Ka zgjatur vetëm pesë ditë ringritja e euros në raport me lekun. Dita e parë e kësaj jave ka rikthyer nënçmimin në Shqipëri të monedhës evropiane, trend që ka......

Detyrimet për konsumatorët e mëdhenj të energjisë - Agjencia e Eficiencës: Brenda gushtit të dorëzojnë planet për kursimin e energjisë
Brenda muajit gusht, konsumatorët e mëdhënj të energjisë do të duhet të dorëzojnë Raportet e Auditimit të Energjise dhe Planet e Veprimit për Zbatimin e Masave......

Harta e naftës falas në bujqësi - Fieri “më punëtori”, cilat janë qarqet që përfituan më shumë dhe më pak
19.412 fermerë në të gjithë vendin janë përfitues të naftës falas për punime të mekanizuara në bujqësi. Agjencitë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor po vijojnë......