Bota Postuar më 18 Dhjetor 2023, 20:39

Nafta e nis javën në rritje - Mbështetet nga ulja e eksporteve ruse dhe nga sulmet në Detin e Kuq

Nga SCAN TV
Nafta e nis javën në rritje - Mbështetet nga ulja e eksporteve

Nafta po qëndron në rritje në sesionin e sotëm dhe po mbështetet nga ulja e eksporteve nga Rusia dhe nga sulmet e grupit Houthi ndaj anijeve që kalojnë në Detin e Kuq. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 77 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 72 dollarë për fuçi.

Analistët shprehen se moti i keq në Rusi ka luajtur rolin kryesor në rritjen e çmimeve apo edhe sulmet e Houthi ndaj anijeve që kalojnë afër Jemenit. Rusia tha të dielën se do të thellonte shkurtimet e eksportit të naftës në dhjetor me potencialisht 50,000 fuçi në ditë ose më shumë, pasi eksportuesit më të mëdhenj në botë përpiqen të mbështesin çmimet globale të naftës.

Ky njoftim erdhi menjëherë pasi Moska pezulloi rreth dy të tretat e ngarkesave të naftës bruto nga portet e Uraleve, për shkak të një stuhie që goditi këtë zonë dhe procesit të mirëmbajtjes.

Kompanitë e transportit, duke përfshirë linjat më të mëdha në në botë, MSC dhe Moller-Maersk, thanë gjatë fundjavës se do të shmangnin Kanalin e Suezit pasi militantët e Houthi në Jemen i shtuan sulmet e tyre ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq.

Të dyja kontratat i dhanë fund serisë më të gjatë të humbjeve javore në gjysmë dekade, duke publikuar fitime modeste javën e kaluar, pasi takimi i Rezervës Federale të SHBA rriti shpresat se normat e interesit do të ulen në tremujorin e parë të vitit 2024.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat