Bota Postuar më 18 Dhjetor 2023, 18:37

Ari, i qëndrueshëm pranë 2,035 USD - Tregjet presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA

Nga SCAN TV
Ari, i qëndrueshëm pranë 2,035 USD - Tregjet presin të

Ari po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, ndërsa po mbështetet nga dollari i dobët dhe nga rënia e yield-it të obligacioneve në SHBA. Investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA, që mund të japin një panoramë më të qartë mbi politikat monetare të Rezervës Federale.

Kontrata “spot” e arit po tregtohet në rreth 2,020 dollarë për onz, ndërsa kontrata “futures” po tregtohet në rreth 2,035 dollarë për onz. Analistët shprehen se dobësimi i lehtë i dollarit në fillim të kësaj jave po ofron një mbështetje për metalin e çmuar. Banka qendrore amerikane sinjalizoi se shtrëngimi historik i politikës monetare gjatë dy viteve të fundit është drejt fundit, ndërsa shumë shpejt do të fillojë ulja e interesave.

Megjithatë, presidenti i Rezervës Federale të Nju Jorkut, John Williams, paralajmëroi tregjet ndaj pritshmërive në rritje për ulje të normave të interesit, duke thënë se poltikëbërësit e bankës qendrore aktualisht nuk po flasin për ulje të interesave dhe shtoi se është e parakohshme të spekulosh rreth tyre.

Tregjet po vlerësojnë rreth 70% shanse, që ulja e parë e interesave të vijë në muajin mars të vitit të ardhshëm. Tregtarët po presin tashmë disa të dhëna ekonomike në SHBA, duke përfshirë Indeksin e Shpenzimeve Personale për nëntorin, që publikohet të premten, të cilat do ta qartësojnë më shumë rrugën që do të ndjekë banka qendrore në SHBA.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat