Bitcoin zbret pranë 41,000 USD - Analistët parashikojnë një çmim prej $75,000 në fillim të 2024

Tregu i kriptomonedhave po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, me bitcoin që ka zbritur pranë 41,000 dollarëve, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 2,100 dollarë. Sipas të dhënave të Coinglass, gjatë 12 orëve të fundit kanë ndodhur rreth 103 milionë dollarë likuidime, ndërsa 95 milionë prej tyre kanë qënë pozicione afatgjata, ose baste për rritjen e çmimeve.
Megjithatë, analistët shprehen se tregu vazhdon të qëndrojë mjaft mirë, pavarësisht “harkimit” të fundit të Ledger. Ulja e interesave nga bankat qendrore, sipas analistëve, po nxit më shumë interes për bitcoin.
Hakimi masiv i Ledger ka ndikuar disi në hapësirën “DeFi” dhe ngre pikëpyetje të rëndësishme për sigurinë e portofolit. Por, në terma afatgjatë, tregjet vlerësojnë se bitcoin ka baza të mira për tu rritur më tej, gjatë vitit të ardhshëm. Në raportin e fundit të vitit, Woo Network parashkon një çmim prej 75 mijë dollarësh për BTC në fillim të vitit 2024, ndërsa edhe Bitwise ka një objektiv të ngjashëm, pasi parashikon që bitcoin do të tregtohet në mbi 80,000 dollarë.
Ndërkohë, kanë mbetur rreth 20 ditë përpara se bota e kriptomonedhave të futet në financat tradicionale. Deri në 10 janar, rregullatorët amerikanë do të vendosin të miratojnë ose jo fondet e tregtuara në shkëmbim në bitcoin, ose siç njihen ndryshe ETF.
Nëse miratimi do të ndodhë, do të shënonte një moment të rëndësishëm për industrinë e aseteve dixhitale, e cila është ende në gjendje rikuperimi pas falimentimeve masive të vitit 2022, duke përfshirë edhe kolapsin e platformës “exchange”, FTX.
SCAN
Sondazh

Bursat europiane e nisin javën në qetësi - Tregjet realizuan javën e pestë me radhë në rritje
Bursat europiane po ndryshojnë minimalisht në sesionin e parë të kësaj jave, pasi investitorët po presin të tjera të dhëna, për të qënë më aktivë në tregje.......

Fluturimet nga aeroporti i Vlorës - Albcontrol hap tenderin për hapësirën ajrore, të dhëna për sigurinë e fluturimeve
Teksa Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të nisë fluturimet në fund të vitit 2024, Albcontrol është në kërkim të një konsulenti që do të duhet të hartojë......

86% e ullirit të prodhuar përqendrohet vetëm në 4 qarqe - Të dhënat e INSTAT/ Vetëm 18% shkon për konsum tavoline
86.8 % e prodhimit total të ullirit në vendin tonë është i përqendruar vetëm në 4 qarqe. Referuar Vjetarit Statistikor Rajonal publikuar nga INSTAT, në......

Zonat më të lira në Tiranë për të blerë shtëpi - Konsulenti i pronave: Fresku, Bulevardi i ri, Shkoza, Alliasi 1 m2, nën 1 mijë euro
Çmimet e pronave në kryqytet kanë njohur një rritje të vrullshme, veçanërisht në tre vitet e fundit. Ky ka qenë një realitet i prekshëm jo vetëm për qëndrën e......

Nga i erdhën turistët Shqipërisë? – Rama: Deri në nëntor të vitit 2023, numërojmë 9,54 milionë vizitorë të huaj!
Kryeministri vendit Edi Rama ka bërë me dije se Shqipëria ka regjistruar bilancin më pozitiv të shënuar ndonjëherë sa i përket numrit të turistëve, ku deri në......

Rama: Shqipëria zotëron mbi 50% të kapacitetit për t’u konsideruar gati për anëtarësim në BE!
Gjatë takimit me skuadrën kombëtare të negociatave Rama u shpreh gjithashtu se Shqipëria sot zotëron mbi 50% të kapacitetit për t’u konsideruar gati për......

Cili është qarku më “punëtor”? - Berati dhe Elbasani, me shkallën më të lartë të punësimit. Lezha e Dibra, rekord papunësie
Sipas shifrave zyrtare të INSTAT, në vitin 2022, forcat e punës në Shqipëri numërojnë rreth 1.45 milion persona, të cilët përfaqësojnë popullsinë aktive të......

Brukseli nis veprime ligjore kundër platformës së mediave sociale X për përmbajtje të paligjshme!
Komisioni Europian ka nisur një veprim ligjor kundër platformës së mediave sociale X, e njohur më parë si Twitter, sipas rregullave të tij historike për......