Shqipëria Postuar më 18 Dhjetor 2023, 14:21

Zonat më të lira në Tiranë për të blerë shtëpi - Konsulenti i pronave: Fresku, Bulevardi i ri, Shkoza, Alliasi 1 m2, nën 1 mijë euro

Nga SCAN TV
Zonat më të lira në Tiranë për të blerë

Çmimet e pronave në kryqytet kanë njohur një rritje të vrullshme, veçanërisht në tre vitet e fundit. Ky ka qenë një realitet i prekshëm jo vetëm për qëndrën e Tiranës, apo për zona të tjera si ish-blloku, zona e liqenit Artificial në të cilat çmimet janë dyfishuar gati edhe trefishuar, por edhe në zona të tjera periferike të cilat para disa vitesh mund të gjeje një banesë me çmim të arsyeshëm.

Alket Bogdani, konsulentë pronash liston edhe zonat, si Fresku, Shkoza, zona ku kalon Bulevardi i ri të cilat ofrojnë aktualisht një alternativë të përballueshme për qytetarët.

Veç kësaj janë edhe zona me perspektivë zhvillimi, çka do të thotë se vlera e pronës do të vijojë që të njoh rritje.

Megjithatë, thotë Bogdani në përcaktimin e çmimit final ka disa komponentë që merren në konsideratë, siç mund të jetë cilësia e ndërtimit, kati në të cilët ndodhet, lehtësitë të cilat ofron zona që mund të jenë institucione arsimore, qendra shendetesore por pse jo dhe sherbimet e nevojshme apo bazike qe mund te jene supermarkete, farmaci, furrë buke etj.

Ada Hazizolli/scan

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat