8,4 milionë euro për Shqipërinë e Kosovën - Programi i bashkëpunimit ndërkufitar i BE, gati për ratifikim në Kuvend

Bashkimi Europian do të financojë një shumë prej 8,4 milionë euro në formë granti për programin e bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës për periudhën 2021-2027. Ndërkohë, të dy qeveritë do të bashkëfinancojnë një shumë totale prej 1,334 milionë euro.
Marrëveshja për këtë program ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë për ratifikim. Fushat prioritare të programit janë mbrojtja e mjedisit, politikat e zbutjes dhe përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike, parandalimi dhe menaxhimi i rreziqeve, si dhe turizmi dhe trashëgimia natyrore dhe kulturore.
Objektivi i përgjithshëm i programit është nxitja e marrëdhënieve të mira fqinjësore, inkurajimi i integrimit në Bashkimit Europian dhe kontributi në zhvillimin social, ekonomik dhe territorial të zonës ndërkufitare të programit përmes përmirësimit të mbrojtjes dhe ruajtjes së burimeve mjedisore dhe zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm kulturor dhe natyror.
Zona e programit mbulon një popullsi prej rreth 936 mijë banorësh dhe një territori prej 8 335 km katror, me një vijë kufitare prej 114 km. Në zonat e lejueshme shqiptare për përfitim nga fondet e programit përfshihet: Qarku Kukës (bashkitë: Kukës, Has dhe Tropojë), Qarku Lezhë (bashkitë: Lezhë, Mirditë dhe Kurbin). Ndërsa, nga pala e Kosovës përfshihet: Rajoni Ekonomik Jugor (bashkitë: Prizren, Dragash, Rahovec, Suharekë, Malishevë dhe Mamusha) dhe Rajoni Ekonomik Perëndimor (bashkitë: Pejë, Deçan, Gjakovë, Istog, Klinë dhe Junik).
Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje financiare do të mundësojë zbatimin e përbashkët të projekteve në të ardhmen midis Shqipërisë dhe Kosovës, duke iu mundësuar në këtë mënyrë aktorëve rajonalë dhe vendorë nga të dyja vendet të shkëmbejnë jo vetëm njohuritë dhe përvojat por edhe të prodhojnë rezultate të dukshme dhe një efekt të matshëm për sektorin socio-ekonomik-mjedisor dhe politikat publike.
Programi i bashkëpunimit ndërkufitar Shqipëri – Kosovë 2021-2027 do të zbatohet deri në vitin 2029 dhe pavarësisht viteve përkatëse të programit, zbatimi operacional (kontraktimi) i alokimeve vjetore bëhet deri në 3 vite pas vitit faktik, sipas modalitetit të Komisionit Europian.
Parashikohet që për periudhën 2024 – 2029 vendi ynë të përfitojë një shumë prej rreth 4 milionë euro nga nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje. Raporti i financimit të çdo projekti të financuar nga kjo marrëveshje është 85% grant i BE-së dhe 15% bashkëfinancim kombëtar, ndaj parashikohet që qeveria shqiptare duhet të sigurojë një bashkëfinancim indikativ prej rreth 600 000 euro, të shtrirë në vite.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Ligji për tatimin mbi të ardhurat ndryshohet me Akt Normativ - Niste zbatimi më 1 janar 2024, por do të përdoren formularët e vjetër
Qeveria është detyruar të ndërhyje më Akt Normativ në Ligjin për Tatimin Mbi të Ardhurat të miratuar në fillim të këtij viti dhe parashikuar të hynte në fuqi......

Gjykatat, të detyruara t’i japin informacion çdo personi - Udhëzuesi: Çdo individ ka të drejtë të kërkojë të dhëna pa shpjeguar motivet
Një udhëzues i sapomiratuar nga Këshilli i Ministrave detyron Gjykatat t’i japin informacionin që përcakton ligji, jo vetëm mediave, çdo personi të interesuar.......

Avancojnë hekurudhat: 4 projektet, që pritet t’i japin hov transportit të pasagjerëve dhe mallrave me tren
Transporti hekurudhor, duket se është rikthyer në vëmendje të investimeve, teksa një sërë projektesh kanë avancuar gjatë këtij viti. Vetëm pak ditë më parë......

Vetëpastrimi i Policisë së Shtetit - Nis sot faza e re /3 drejtues të Policisë dhe AMP që do të përballen me Trupën Vlerësuese
Gjatë ditës së sotme ka nisur faza e re e vetpastrimit në Policinë e Shtetit, ku nga ora 09:00 e mëngjesit do të nisin seancat publike me subjektet e......

Mbretëria e Bashkuar do të zbatojë taksën e karbonit për mallrat e importuara deri në vitin 2027!
Britania tha të hënën se do të zbatojë një mekanizëm të ri të çmimit të karbonit të importit deri në vitin 2027, me mallrat e importuara nga vendet me çmim më......

Porti Durrës, Rreth 12 mijë tonë mallra nisin përpunimin në port
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, Autoriteti Portual Durrës ka bërë me dije se gjatë ditës së sotme në kalatat e portit të Durrësit po......

Ku në Europë janë njerëzit më të arsimuar financiarisht?
Një raport i ri sugjeron se shumë të rriturve u mungojnë aftësitë e nevojshme për të kuptuar dhe lundruar në situata sfiduese financiare. Vetëm 34% e të......

Politika e BE-së: Votat kryesore të mjedisit dhe energjisë në parlament!
Eurodeputetët vulosën më 12 dhjetor ligjin e ri të lëndëve të para kritike, teksti i të cilit u ra dakord më 13 nëntor në negociatat e "trilogut" të dhomës së......