Gjykatat, të detyruara t’i japin informacion çdo personi - Udhëzuesi: Çdo individ ka të drejtë të kërkojë të dhëna pa shpjeguar motivet

Një udhëzues i sapomiratuar nga Këshilli i Ministrave detyron Gjykatat t’i japin informacionin që përcakton ligji, jo vetëm mediave, çdo personi të interesuar. Udhëzuesi standard për marrëdhëniet e gjykatës me publikun e median përcakton se ccdo person gëzon të drejtën e njohjes me informacionin publik që administrohet nga gjykata, pa u detyruar të shpjegojë motivet.
“Çdo person ka të drejtë të njihet me informacionin publik, nëpërmjet dokumentit origjinal, ose duke marrë një kopje të tij në formën ose formatin që mundëson akses të plotë në përmbajtjen e dokumentit”, thekson Udhëzuesi, duke nënvizuar më tej se “Gjykata është e detyruar të informojë kërkuesin nëse ka ose jo në zotërim informacionin e kërkuar”.
Ndërkaq, Informacioni publik që i është dhënë një personi, nuk mund t’i refuzohet asnjë personi tjetër që e kërkon atë, me përjashtim të rastit kur informacioni përmban të dhëna personale të subjektit, në përputhje me rregullimet e ligjit “Për të drejtën e informimit”.
Sa për të dhënat me kerkesë, Udhëzuesi përcakton se informacioni mbi të dhënat personale dhe sensitive të çdo personi, ose mbi të dhënat që kanë të bëjnë me jetën private të çdokujt, mund të jepet nga gjykata vetëm pasi të vlerësohet rëndësia e të dhënës që kërkohet dhe statusi ligjor i saj.
Informacioni kërkohet duke plotësuar një formular aplikimi, i cili mund të plotësohet online në faqen e internetit të gjykatës, ose fizikisht në sportelet e shërbimit të publikut në gjykatë. Aplikimi për informacion me kërkesë i vihet në dispozicion menjëherë gjyqtarit për marrëdhëniet me publikun dhe median nga nëpunësi për marrëdhëniet me publikun dhe median.
Vlerësimi i rëndësisë së të dhënës që kërkohet dhe statusit ligjor të saj, bëhet sipas rastit nga kryetari i gjykatës ose trupi gjykues i çështjes konkrete.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Avancojnë hekurudhat: 4 projektet, që pritet t’i japin hov transportit të pasagjerëve dhe mallrave me tren
Transporti hekurudhor, duket se është rikthyer në vëmendje të investimeve, teksa një sërë projektesh kanë avancuar gjatë këtij viti. Vetëm pak ditë më parë......

Vetëpastrimi i Policisë së Shtetit - Nis sot faza e re /3 drejtues të Policisë dhe AMP që do të përballen me Trupën Vlerësuese
Gjatë ditës së sotme ka nisur faza e re e vetpastrimit në Policinë e Shtetit, ku nga ora 09:00 e mëngjesit do të nisin seancat publike me subjektet e......

Mbretëria e Bashkuar do të zbatojë taksën e karbonit për mallrat e importuara deri në vitin 2027!
Britania tha të hënën se do të zbatojë një mekanizëm të ri të çmimit të karbonit të importit deri në vitin 2027, me mallrat e importuara nga vendet me çmim më......

Porti Durrës, Rreth 12 mijë tonë mallra nisin përpunimin në port
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, Autoriteti Portual Durrës ka bërë me dije se gjatë ditës së sotme në kalatat e portit të Durrësit po......

Ku në Europë janë njerëzit më të arsimuar financiarisht?
Një raport i ri sugjeron se shumë të rriturve u mungojnë aftësitë e nevojshme për të kuptuar dhe lundruar në situata sfiduese financiare. Vetëm 34% e të......

Politika e BE-së: Votat kryesore të mjedisit dhe energjisë në parlament!
Eurodeputetët vulosën më 12 dhjetor ligjin e ri të lëndëve të para kritike, teksti i të cilit u ra dakord më 13 nëntor në negociatat e "trilogut" të dhomës së......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan edhe pse ka rikuperuar disi pikë gjatë fundjavës e ka nisur këtë mëngjes në kuota negativa teksa është blerë sot me 94.2 lekë dhe është shitur......

Nafta për bujqësinë – Denaj: 65,000 përfitues në skemën kombëtare falë aktit normativ me 1.8 miliard lekë
65 mijë fermerë kanë përfituar mbështetje me naftë pa taksa, për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi ka bërë me dije Ministrja e Bujqësisë dhe......