Shqipëria Postuar më 18 Dhjetor 2023, 10:44

Nafta për bujqësinë – Denaj: 65,000 përfitues në skemën kombëtare falë aktit normativ me 1.8 miliard lekë

Nga SCAN TV
Nafta për bujqësinë – Denaj: 65,000 përfitues në

65 mijë fermerë kanë përfituar mbështetje me naftë pa taksa, për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi ka bërë me dije Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj nëpërmjet një njoftimi të publikuar.

“Përfundon sot shpërndarja e mbi 20 600 kartave të cilat mundësojnë disbursimin e 4.5 milion litra nafte për të gjithë aplikuesit në skemën direkte të mbështetjes me naftë në të gjithë Shqipërinë. Falë aktit normativ me 1.8 miliard lekë,  u mundësua mbështetje e plotë me 65,000 përfitues në skemën kombëtare”, ka bërë me dije Denaj.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, është në vitin e tretë të zbatimit të skemës mbështetëse naftë pa taksa për bujqësinë, duke i ardhur në ndihmë fermerëve për uljen e kostove të prodhimit.

Shteti subvencionon 80,4 lekë nga çmimi i naftës që përfshin akcizën, taksën e qarkullimit, karbonit dhe TVSH-në. Për 2022 përfituan 34,731 fermerë naftë pa taksa me vlerë fond financimi 1,95 miliardë lekë.

N.Xh / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat