Airbnb do të paguajë 567 milionë euro - Shuma, për të zgjidhur hetimin tatimor në Itali

Airbnb do të paguajë 576 milionë euro për të zgjidhur një mosmarrëveshje me autoritetet tatimore italiane që përfshin periudhën midis 2017 dhe 2021.
Autoritetet italiane kishin urdhëruar sekuestrimin e 779 milionë eurove nga Airbnb në nëntor si pjesë e një hetimi për evazion fiskal, duke e akuzuar platformën për dështim në mbledhjen e një takse prej 21% mbi të ardhurat nga qiratë e marra nga pronarët nga viti 2017 deri në 2021.
Në një deklaratë për media kompania u shpreh se nuk do të përpiqej të rekuperonte shumën në kurriz të pronarëve të banesave. Dhe theksoi se Italia mbetet një treg i rëndësishëm për Airbnb. Sipas saj mijëra pronarë janë pjesë e platformës në Itali, me të ardhura mesatare vjetore prej rreth 3.500 € në 2022-shin.
Shumica dërrmuese e tyre janë familje të zakonshme që përdorin platformën për të ardhura shtesë, gjë që ndihmon gati dy të tretat e këtyre njerëzve.
Në fund të tetorit, qeveria italiane deklaroi synimin e saj për të rritur luftën kundër qirave afatshkurtra që shmangin taksat dhe për të rritur tatimin për pronarët që ofrojnë më shumë se një apartament në platforma të tilla si Airbnb.
Një ndryshim në projektbuxhetin 2024 parashikon krijimin e një ‘kodi kombëtar identifikimi’ të lidhur me akomodimin turistik, i cili do të bëjë të mundur gjurmimin e atyre që nuk janë deklaruar në organet tatimore. Në këtë mënyrë, sipas autoriteteve italiane, do të ketë transparencë dhe do të rregullohet i gjithë sistemi. Gjithashtu kjo masë buxhetore do të rrisë edhe të ardhurat e shtetit, si dhe do të ndihmonte në uljen e barrës tatimore për familjet.
Sa i përket rritjes së planifikuar të taksës, ajo do të aplikohet vetëm nga banesa e dytë e marrë me qira nga secili pronar, kështu që nuk do të jetë për të gjithë. Pronarët e banesave me qira afatshkurtër mund të zgjedhin aktualisht një tarifë fikse prej 21%. Kjo normë do të rritet në 26% për banesat e tjera të dhëna me qira për më pak se 30 ditë. Projektbuxheti në formën e tij aktuale, sqaron se si platforma të tilla si Airbnb duhet të mbajnë taksat mbi të ardhurat për mikpritësit joprofesionistë në Itali duke ecur përpara.
Platformat e qirave afatshkurtra akuzohen rregullisht nga profesionistët e hoteleve për konkurencë të pandershme dhe se kontribuojnë në rritjen e qirave dhe mungesën e akomodimit të përballueshëm për banorët e qyteteve turistike.
Dorina Kurtaj /SCAN

Kushtet e vështira të motit - Balluku: OSSH ka ndërhyrë për riparimin e defekteve në rrjetin elektrik
Nëpërmjet një postimi te publikuar në faqen zyrtare ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka reaguar në lidhje me situatë e krijuar nga......

Kryeministri Rama takon Elon Musk në Romë: Do më pëlqente të vija në Shqipëri
Kryeministri Edi Rama, i cili mori pjesë në ditën e tretë të Festivalit të Politikës Atreju 2023, me ftesë të Kryeministres Meloni, u takua në Romë me......

Rama në Itali: I sigurt se marrëveshja e emigrantëve, nuk është antikushtetuese
Kryeministri Edi Rama ka komentuar marrëveshjen me Italinë për bashkëpunim në fushën e emigracionit duke e cilësuar atë si një marrëveshje të natyrshme.......

Ky kryeqytet europian është kurorëzuar si destinacioni më i mirë në botë!
Europa është shtëpia e 63 nga 100 destinacionet kryesore të qyteteve në botë, sipas një renditjeje të re. Indeksi i 100 destinacioneve kryesore të Euromonitor......

Çmimi i arit në nivele rekord/ Parashikimi i çmimit të arit për vitin 2024: Çfarë mendojnë ekspertët?
Çmimi i arit u ngjit mbi 2000 dollarë në fund të nëntorit me metalin e çmuar që arriti në 1,247 dollarë për ons në tregtinë e hershme të hënën më 27, dhe......

Finlanda, anëtarja më e re e NATO-s, nënshkruan marrëveshjen e mbrojtjes me SHBA-në!
Anëtari më i ri i NATO-s, Finlanda, ka njoftuar se do të nënshkruajë një marrëveshje dypalëshe të bashkëpunimit të mbrojtjes javën e ardhshme me Shtetet e......

"Ne e marrim seriozisht sundimin e ligjit": Britania e Madhe kërkon akses në fondet e ngrira të BE-së!
"Ne kujtojmë se sundimi i ligjit është shumë i rëndësishëm. Ka të bëjë me vendin tonë në Europë. Ka të bëjë me vlerat tona të përbashkëta," tha Tusk në një......

Shpërndarësit e porosive, një profesion në zhdukje - Mijëra vende të lira pune në të gjithë botën rrezikojnë bizneset
Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar po shndërrohet në një boshllëk të rrezikshëm për bizneset në industrinë e hotelierisë. Ndërsa paga dhe përfitimet në......