Shqipëria Postuar më 16 Dhjetor 2023, 15:39

Rama në Itali: I sigurt se marrëveshja e emigrantëve, nuk është antikushtetuese

Nga SCAN TV
Rama në Itali: I sigurt se marrëveshja e emigrantëve, nuk

Kryeministri Edi Rama ka komentuar marrëveshjen me Italinë për bashkëpunim në fushën e emigracionit duke e cilësuar atë si një marrëveshje të natyrshme.  Kryeministri foli edhe për vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese që e pezulloi miratimin e saj deri në shqyrtimin e planifikuar e plotë të saj.

Gjykata Kushtetuese shqiptare ka kryer detyrën e saj, pasi sipas Kushtetutës është automatike pezullimi i një marrëveshjeje për ta marrë në konsideratë para ratifikimit nga Parlamenti. Kjo është një provë që unë nuk i kontrolloj gjykatat në Shqipëri. Kam besim, sepse marrëveshja nuk ka asgjë antikushtetuese. Deri në mars është afati kohor, por mendoj se vendimi do të merret shumë më herët sepse është një marrëveshje shumë e rëndësishme dhe të dyja qeveritë duhet të dinë nëse mund të vazhdojnë apo jo. Kemi pasur kërkesa të tjera nga vendet europiane për të pranuar emigrantë, por ne u thamë jo”, tha Rama.

 

Kryeministri shqiptar e bëri këtë deklaratë në fjalën e mbajtur në Romë, me ftesë të kryeministres Giorgia Meloni në ditët e politikës, kulturës, debatit në Atreju 2023. Në këtë vizitë, kryeministri shqiptar është takuar me kryeministri britanik, Rishi Sunak, me manjatin Elon Musk etj.

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat