Rriten 5,6% shitjet me pakicë - Ndikimi i turizmit, karburantet dhanë kontributin më të madh

Sipas të dhënave të INSTAT tregtia më pakicë paraqitet me rritje në tremujorin e tretë të këtij viti për shkak të rritjes së konsumit si pasojë e sezonin veror dhe shifrave pozitive të turizmit. Indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë, i llogaritur bazuar në deflatimin e indeksit e shitjeve në vlerë, arriti 145.1 duke shënuar një rritje me 5.6%, krahasuar me tremujorin e tretë 2022. Në terma tremujorësh rritja e volumit të shitjeve më pakicë regjistrohet në 1.5%, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit.
Por, nga ana tjetër, ndryshimi mujor i indeksit të shitjeve në tregtinë me pakicë paraqitet negativ. Volumi i shitjeve nga muaji gusht 2023 në muajin shtator të po këtij viti ka shënuar rënie me -2.4%.
Në tregtinë me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, volumi i shitjeve në tremujorin e tretë 2023 është rritur me 4.6%, kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2022. Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve është rritur 4.6%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022. Volumi i shitjeve, për grupin “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur 4.5%, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës. Në grupin “Tregti hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“, volumi i shitjeve është rritur me 6.5%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022.
Në ndryshimin vjetor prej 5.6%, në tremujorin e tretë 2023 ndaj tremujorit të tretë 2022, grupi “Tregti me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” ka kontribuar me 2.2 pikë përqindje. “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” me 1.8 pikë përqindje dhe grupi “Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” me 1.6 pikë përqindje.
Sa i përket ndryshimit tremujor volumi i shitjeve, në tremujorin tretë 2023, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, në grupin “Tregti me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara”, është rritur me 1.9%, krahasuar me tremujorin paraardhës. Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, është rritur me 1.9% krahasuar me tremujorin paraardhës.
Volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, në tregtinë me pakicë, për grupin “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur me 0.6%, kundrejt tremujorit të mëparshëm. Në grupin “Tregti me pakicë hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“, volumi i shitjeve, i përshtatur sezonalisht, është rritur me 1.2%, kundrejt tremujorit të dytë 2023.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Puna më e kërkuar, 80 mijë dollarë në vit - Nuk duhet arsim dhe kërkohen vetëm 3 kushte
Kriza ekonomike, gjeopolitike dhe mbi të gjitha klimaterike po krijojnë shtigje të reja pune vitet e fundit, pasi një numër jo i vogël degësh tentojnë të......

Gjermanët punojnë deri në pleqëri - Qeveria “rrëmben” të moshuarit për t’i mbajtur profesionalisht aktivë
Në Gjermani mbi një milion pensionistë janë ende duke punuar. Dhe numri i tyre vazhdon të rritet nga viti në vit. Sipas Ministrisë Gjermane të Punës, 1.12......

Nuk “përmbahen” pagat në sektorin e shërbimeve - Agjencitë e udhëtimit dhe hotelet konfirmojnë performancën e sezonit turistik
Ecuria pozitive e turizmit këtë vit nuk vihet re vetëm në numrin e turistëve apo strukturave akomoduese, por janë një sërë indikatorësh të tjerë që kanë......

Sa punësohen të diplomuarit e arsimit profesional? - Të dhënat e gjurmimit/ 59.5% rekrutohen direkt nga bizneset
Tregu i punës po orientohet çdo ditë e më shumë drejt kërkesave për të rinj të shkollave profesionale. Kjo për shkak se fluksi i emigrimit gjatë viteve të......

2 operatorë në treg, thuajse 4 milionë karta SIM në qarkullim - Konsumi mesatar i thirrjeve, rënie 7.6%. Ndërsa i internetit rritje me 8.6%.
Ndërsa në vitin 2023 tregu i telefonisë celulare pësoi një ndryshim rrënjësor duke numëruar jo më tre operatorë, por dy, një ecuri të pazakontë ka shënuar......

Reshje dëbore dhe temperatura deri në -3 gradë – ARRSH: Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale!
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje dëbore në akset Bilisht-Kapshticë, Qafë Qarri-Ersekë, në......

Sa shkon përfitimi nga nafta në Shpirag? - Profesor Fatmir Shehu: Nuk është i vetmi vendburim. Naftë dhe në det
Jo vetëm nëntoka por edhe bregdeti është i pasur me naftë. Vendi ynë, thotë inxhinieri, Profesor Fatmir Shehu ka 60 milionë tonë rezerva naftë që janë një......

Nafta realizon fitime javore modeste - Mbështetet nga FED dhe nga parashikimet për rritjen e kërkesës
Çmimet e naftës po qëndrojnë në rritje edhe në sesionin e sotëm dhe pritet të realizojnë fitime e para javore në dy muajt e fundit. Tregu përfitoi nga......