2 operatorë në treg, thuajse 4 milionë karta SIM në qarkullim - Konsumi mesatar i thirrjeve, rënie 7.6%. Ndërsa i internetit rritje me 8.6%.

Ndërsa në vitin 2023 tregu i telefonisë celulare pësoi një ndryshim rrënjësor duke numëruar jo më tre operatorë, por dy, një ecuri të pazakontë ka shënuar numri i kartave në qarkullim. AKEP raporton se numri i pajtimtarëve të shërbimeve celulare sipas kartave SIM në fund të T3 2023 ishte rreth 3,936,490 që përbën një rritje me 3.4% në krahasim me tremujorin e mëparshëm, dhe një rritje me 6.3% në krahasim me T3 2022.
Rritje ka shënuar edhe numri i kartave aktive. Autoriteti i Komunikimeve elektronike bën gjithashtu me dije se numri i përdoruesve aktivë të telefonisë celulare gjatë T3 2023 arriti në rreth 3 milionë që përbën një rritje me rreth 9.6% me T2 2023 dhe rritje me rreth 4.6% me T3 2022.
Ndërkohë që kjo rritje e kartave në qarkullim nuk është shoqëruar me rritje të thirrjeve e sms-ve. Totali thirrjeve dalëse të gjeneruara nga pajtimtarët celularë në Shqipëri në T3 2023 ishte rreth 1.1 miliardë minuta, me një rritje prej 1.2% në krahasim me tremujorin paraardhës dhe me një rënie prej 12.5% me T3 2022.
Sasia e thirrjeve drejt rrjeteve të tjera celulare kombëtare (off-net) pësoi rritje me 2.3% në krahasim me T2 2023 dhe rënie me 21.6% në krahasim me një vit më parë në T3 2022. Sasia e thirrjeve on-net pësoi rritje me 0.3% në krahasim me T2 2023 dhe pësoi një rënie me 5.9% në krahasim me T3 2022. Proporcioni i thirrjeve on-net/off-net në T3 2023 ishte 60%/38%, kundrejt 56%/42% në T3 2022.
Konsumi mesatar mujor për përdorues aktiv i shërbimeve celulare gjatë T3 2023 ishte: 124 minuta dalëse, 10 SMS dhe 7.94 GB Internet. Krahasuar me T2 2023, konsumi mesatar i thirrjeve pati një rënie me 7.6%, konsumi mesatar i SMS-ve pati një rënie me 20.4% dhe konsumi mesatar i internetit pësoi rritje me 8.6%. Këta tregues flasin qartë që abonentët e kompanive celulare parapëlqejnë të përdorin platformat e komunkimit që ofrojnë kryesisht rrjetet sociale në vend të sms-ve apo telefonatave celulare.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Reshje dëbore dhe temperatura deri në -3 gradë – ARRSH: Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale!
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje dëbore në akset Bilisht-Kapshticë, Qafë Qarri-Ersekë, në......

Sa shkon përfitimi nga nafta në Shpirag? - Profesor Fatmir Shehu: Nuk është i vetmi vendburim. Naftë dhe në det
Jo vetëm nëntoka por edhe bregdeti është i pasur me naftë. Vendi ynë, thotë inxhinieri, Profesor Fatmir Shehu ka 60 milionë tonë rezerva naftë që janë një......

Nafta realizon fitime javore modeste - Mbështetet nga FED dhe nga parashikimet për rritjen e kërkesës
Çmimet e naftës po qëndrojnë në rritje edhe në sesionin e sotëm dhe pritet të realizojnë fitime e para javore në dy muajt e fundit. Tregu përfitoi nga......

Java më e keqë që nga korriku për dollarin - Divergjencat mes FED dhe BQE mbështesin euron dhe paundin
Dollari amerikan pritet të realizojë humbjet më të mëdha javore në 5 muajt e fundit, pasi perspektiva për uljen e interesave nga Rezerva Federale kundrejt një......

Ari e mbyll javën në rritje me 2% - Mbështetet nga dobësimi i dollarit dhe nga rënia e “yield”-eve
Ari po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm dhe pritet të publikojë fitime javore, për shkak të pritshmërive se Rezerva Federale do të ulë kostot e......

Zbehet euforia në tregun e kriptomonedhave - Bitcoin zbret drejt 42,000 USD, ndikojnë politikat monetare
Tregu i kriptomonedhave i është rikthyer humbjeve në sesionin e sotëm, me bitcoin që ka zbritur drejt 42,000 dollarëve. Divergjencat mes sinjaleve të Rezervës......

Bursat, në nivelin më të lartë që nga 2022 - Paralajmërimet e BQE dhe Bankës së Anglisë kufizojnë fitimet
Shumica e bursave europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, dhe pritet të mbyllin pozitivisht një javë të mbushur me lajme mbi politikat monetare.......

FED, presion mbi bankat qendrore - “BQE dhe Banka e Anglisë duhet të ndryshojnë qëndrim”
Bankierët qendrorë në Europë këmbëngulën të enjten se është ende shumë herët për të nënvlerësuar inflacionin e lartë, pavarësisht nga komentet e bëra një ditë......