FED, presion mbi bankat qendrore - “BQE dhe Banka e Anglisë duhet të ndryshojnë qëndrim”

Bankierët qendrorë në Europë këmbëngulën të enjten se është ende shumë herët për të nënvlerësuar inflacionin e lartë, pavarësisht nga komentet e bëra një ditë më parë nga kryetari i Rezervës Federale të SHBA, Jerome Powell. Ndërkohë që Banka Qendrore Evropiane dhe Banka e Anglisë u dukën të vendosura për t'iu kundërvënë spekulimeve për uljen e normës së interesit, investitorët kanë vënë baste se do të ndjekin Rezervën Federale në sinjalizimin e uljeve të kostove të huamarrjes në vitin 2024. “Në parim bankat e mëdha qendrore mund të devijojnë nga Rezerva Federale, por ta bësh këtë në një mënyrë të konsiderueshme për një periudhë të gjatë historikisht ka qenë e vështirë për t'u bërë”, tha Nathan Sheets, një ish-zyrtar i Thesarit të SHBA.
Sinjalizimet e Rezervës Federale për uljen e interesave në vitin 2024, shkaktuan një rritje të mprehtë të aksioneve dhe obligacioneve, ndërsa investitorët i gëzoheshin perspektivës për të ulur kostot e huamarrjes. Komentet e Powell kapën në befasi shumë anëtarë të këshillit drejtues të BQE-së, teksa u mblodhën në Frankfurt të enjten. “Ishte befasuese për shumë prej nesh”, tha një person i përfshirë në diskutime.
Përpara takimit, investitorët prisnin gjerësisht që banka qendrore amerikan të vijonte me mesazhin se bisedimet për uljen e normave të interesit ishin të parakohshme, duke pasur parasysh perspektivën e pasigurt ekonomike. Por, kjo ndryshoi kur Powell sinjalizoi se mund të konsideronte uljen e normave të interesit vitin e ardhshëm, sepse Rezerva Federale e kishte “shtrydhur” mjaftueshëm ekonominë më të madhe në botë, për ta rikthyer inflacionin drejt objektivit prej 2%. Shumica e politikëbërësve të Fed vlerësuan shkurtimet me 0.75 pikë përqindjeje në vitin 2024 dhe një pikë tjetër përqindjeje të plotë në vitin 2025, për të pasqyruar pritshmërinë për një rënie të mprehtë të inflacionit gjatë dy viteve të ardhshme.
Ndërkohë, në këtë anë të Atlantikut, BQE dhe Banka e Anglisë duke zbuluar vendimet e tyre për normat e interesit, e bënë të qartë se nuk ishin aq të sigurt nëse lufta me inflacionin e lartë ishte fituar. Të dyja bankat qendrore sugjeruan se donin më shumë prova për ftohjen e tregjeve të punës dhe lehtësimin e presioneve të çmimeve, përpara se të shqyrtonin ndryshimin e politikave.
Banka e Anglisë ishte veçanërisht e kujdesshme në lidhje me inflacionin, edhe pse parashikoi rritje të qëndrueshme në tremujorin e katërt, duke theksuar se Britania e Madhe po përballej me nivele më të larta të inflacionit të shërbimeve dhe pagave, sesa SHBA dhe Eurozona. “Me rreziqet e inflacionit në rritje, Komiteti i Politikës Monetare mbetet i gatshëm për të rritur më tej normat e interesit”, deklaroi guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey.
Ndërsa, presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, i shmangu pyetjet se sa shpejt BQE-ja do të tërhiqej nga normat e larta të interesit, duke këmbëngulur se kishte një hapësirë të madhe mes rritjes së fundit në shtator dhe uljes së parë. Por ky ishte një mesazh që tregjet financiare mund ta shpërfillin. Pas vendimit të BQE-së, tregjet “sëap” po vlerësojnë ende një ulje të normës bazë të interesit me 1.5 pikë përqindje si për Fed ashtu edhe për BQE vitin e ardhshëm, dhe me të 1 pikë përqindje nga Banka e Anglisë.
Nëse Rezerva Federale do të fillonte uljen e normave të interesit, kjo do të rriste presionin për politikëbërësit në Europë, duke rritur vlerën e euros kundrejt dollarit, duke goditur konkurrencën e eksporteve dhe duke ulur çmimet e importit në zonën e monedhës së përbashkët. Ndërsa mandati i Rezervës Federale mbulon si inflacionin ashtu edhe punësimin, BQE-ja është e fokusuar vetëm në stabilitetin e çmimeve, duke i dhënë asaj më pak liri për të ulur normat e interesit për të mbështetur ekonominë. Lagarde deklaroi përpara gazetarëve se “vendimi do të varet nga të dhënat, jo nga koha”, duke pasqyruar një marrëveshje me anëtarët e tjerë të Këshillit Mbikëqyrës, që ata të mos japin asnjë udhëzim për kohën e uljes së mundshme të normave të interesit.
Lidion Kulla /SCAN
Sondazh

Siguria e pikave të shitjes së gazit në kryeqytet – Balluku dhe ISHTI ndjekin nga afër aksionin në Tiranë
Prej muajit tetor Inspektorati Shtetëror Teknik Industrial ka nisur një aksion të rëndësishëm që ka të bëjë me sigurinë për ruajtjen dhe tregtimin e gazit të......

Kuvendi i Kosovës miraton buxhetin e vitit 2024 - Paketa 3.3 miliard euro, seanca e votimit u braktis nga opozita
Kuvendi i Kosovës e ka miratuar ligjin për buxhetin për vitin 2024, në një seancë të jashtëzakonshme të enjten në mbrëmje. Votimi u braktis nga opozita dhe nga......

Kina raporton zgjerimin më të shpejtë industrial në gati 2 vjet!
Kina raportoi se prodhimi i saj industrial u zgjerua me ritmin më të shpejtë që nga shkurti 2022 në nëntor, megjithëse rritja e shitjeve me pakicë humbi......

Vijon tkurrja në sektorët e prodhimit dhe shërbimeve të eurozonës!
Sektorët e prodhimit dhe shërbimeve të eurozonës vazhdojnë të tkurren, në një sfond të rënies së kërkesës dhe rritjes së kostove. Hamburg Commercial Bank......

Të gjithë me broadband, 2.5 Milionë abonentë në 2023 - Abonentët me akses në rrjetet telefonike me internet të shpejtë, rritje me 17%
Rritja e fortë e numrit të qytetërëve dhe bizneseve shqiptarë me akses në rrjetet celulare, është një prej zhvillimeve që bie më shumë në sy në raportin e......

Kostot e energjisë për shpërndarjen - ERE do të lërë në fuqi tarifat aktuale për shitjen me pakicë dhe shpërndarjen
Pavarësisht se mbajti të pandryshuara tarifat e shpërndarjes së energjisë elektrike, Enti Rregullator i Energjisë mund të ndërmarrë një proces të dytë gjatë......

Sa miell blejmë nga të huajt? - Çmimet konkurrojnë kompanitë shqiptare, importohet më shumë sasi
Përgjatë këtij viti vendi ynë ka rritur importin e miellit nga jashtë, ku peshën kryesore e zë mielli i grurit. Ky fenomen ka ndodhur pavarësisht ofertës së......

Çmimet për prodhuesit e energjisë - Caktohet vlera për vitin 2024, qeveria do ua blejë me 10 lekë/kWh
Energjia e prodhuesve me përparësi të energjisë elektrike gjatë vitit 2024 do të blihet nga shteti me 10 lekë/kWh. Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar......