Sa miell blejmë nga të huajt? - Çmimet konkurrojnë kompanitë shqiptare, importohet më shumë sasi
Përgjatë këtij viti vendi ynë ka rritur importin e miellit nga jashtë, ku peshën kryesore e zë mielli i grurit. Ky fenomen ka ndodhur pavarësisht ofertës së konsiderueshme nga kompanitë në vend, të cilat blejnë grurë dhe e kthejnë atë në miell.
Të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, të siguruara nga SCAN TV, tregojnë se deri në nëntor 2022 janë importuar 20.8 mijë tonë miell me vlerë 1.4 miliardë lekë apo 14 milionë dollarë. Ndërsa gjatë këtij vitit, për të njëjtën periudhë, importi i këtij produkti regjistrohet në 22 mijë ton me vlerë prej 1.18 miliardë lekë. E thënë ndryshe, duket se çmimi favorshëm dhe konkurrues i ofruar nga jashtë ka bërë që të rritet sasia e blerë dhe rrjedhimisht ajo që tregtohet në markete shqiptare. Dhe rritja e sasisë është tregues edhe i kërkesës konsumatorë për këtë produkt.
Pavarësisht fushatës që u ndërmor nga Ministria e Bujqësisë për kultivimin e grurit në vend, produkti i prodhuar nga fermerët shqiptar nuk ka qenë shumë i preferuar për kompanitë për shkak se është konsideruar jocilësor si rrjedhojë e shirave të shumta të sezonit. Nga ana tjetër çmimi që kërkonin fermerët në raport me çmimin në bursa është konsideruar i lartë nga grumbulluesit, të cilët nuk u treguan shumë të interesuar për të blerë prodhim vendas.
Subvencionet e dhëna për kulitivimin e grurit në vendet e rajonit bëjnë që kostot e prodhimit të jenë më të lira dhe si rrjedhojë edhe produkti final në shitje, çka sjell konkurrencë për fermerët dhe për kompanitë vendase të prodhimit të miellit.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Çmimet për prodhuesit e energjisë - Caktohet vlera për vitin 2024, qeveria do ua blejë me 10 lekë/kWh
Energjia e prodhuesve me përparësi të energjisë elektrike gjatë vitit 2024 do të blihet nga shteti me 10 lekë/kWh. Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar......

“Reforma po jep rezultate, gjyqësori drejt konsolidimit” - Ministri i Drejtësisë paralajmëron nisjen në janar të punës për Kodin e ri Penal
Në Konferencën vjetore të Avokatit të Popullit, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se reforma në drejtësi ka nisur të japë rezultate të qëndrueshme. Sipas......

Përse “e duan” të huajt Shqipërinë? - Gati gjysma për punësim, vetëm 4% për shkollim. Rriten me 21.6% lejet e qëndrimit
Vitet e fundit Shqipëria padyshim që ka patur një sezon të suksesshëm sa i përket turizmit, por të huajt nuk e vizitojnë Shqipërinë vetëm në periudhat sezonale......

“Biznesi të jetë më i përfshirë në reformat ekonomike” - Mete: Shqipëria përfiton 1 miliard euro nga BE në varësi të avancimit
Këshilli i Investimeve ka zhvilluar mbledhjen e fundit të vitit, duke u fokusuar në nisjen e konsultimeve të Programit të Reformave Ekonomike......

Bankat shqiptare bëjnë bilancin e një viti - Sejko: Sektori përmirësoi dukshëm performancën financiare
Sektori bankar përmirësoi dukshëm performancën financiare gjatë vitit 2023. Rolin parësor në rritjen e fitimit këtë vit e ka pasur indeksimi i normave të......

Festat, AKU kontrolle të rrepta në subjekte tregtare - 850 mijë lekë gjoba vetëm për tre ditë. Inspektime në të gjithë vendin
Në prag të festave të fundvitit Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka intensifikuar kontrollet në terren në mbrojtje të shëndetit të konsumatorëve. Inspektimet......

Balfin Real Estate nënshkruan marrëveshje me kompaninë austriake Beacon Invest
Balfin Real Estate zgjeron tregun e operimit jashtë kufijve të Shqipërisë falë një marrëveshjeje bashkëpunimi të nënshkruar pak kohë më parë në Vjenë me......

Ministri Mete mbledh Këshillin e Investimeve - Nis konsultimi i Programit të Reformave Ekonomike 2024-2026
Këshilli i Investimeve ka mbajtur një mbledhje nën drejtimin e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, z. Ervin Mete, në takimin e fundit për vitin 2023, me temë......