Ministri Mete mbledh Këshillin e Investimeve - Nis konsultimi i Programit të Reformave Ekonomike 2024-2026

Këshilli i Investimeve ka mbajtur një mbledhje nën drejtimin e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, z. Ervin Mete, në takimin e fundit për vitin 2023, me temë diskutimi “Konsultimi i reformave strukturore të Programit të Reformave Ekonomike 2024-2026”.
Në fjalën e tij, Ministri Mete bëri fillimisht një përmbledhje të ecurisë së mirë të ekonomisë përgjatë vitit 2023, duke theksuar rritjen e investimeve të huaja direkte në 1.1 miliardë euro për 9-mujorin, uljen e papunësisë në 10.5 % dhe rritjen e pjesëmarrjes në forcat e punës në shkallën 76.1%, si dhe zhvillimet pozitive në sektorin e turizmit ku numri i vizitorëve deri në nëntor arriti në 9.5 milionë.
Ministri vuri në dukje ecurinë e mirë të mbledhjes së të ardhurave deri më tani, e cila pritet të vijojë deri në fund të vitit, e në këtë drejtim informoi se ka kërkuar nga Administrata Tatimore që të trajtojë me përparësi dhe në mënyrë të përshpejtuar procedurat e rimbursimit të TVSH-së, për të gjitha bizneset, për të mos pasur detyrime të mbartura për vitin e ardhshëm.
Duku u ndalur te tema e takimit, Ministri theksoi rëndësinë e Programit të Reformave Ekonomike, nisur edhe nga fakti se Komisioni Europian publikoi pak javë më parë Planin e Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili parashikon 6 miliardë euro fonde për 3 vitet e ardhshme. Nga këto fonde, Shqipëria pritet të përfitojë rreth 1 miliardë euro, në varësi të progresit dhe avancimit të reformave.
Në këtë kuadër, Ministri tha se përfshirja sa më e gjerë e komunitetit të biznesit në formësimin e këtyre reformave do të krijojë baza më të qëndrueshme për arritjen e objektivave.
Nga ana tjetër, Ministri informoi se synohet zgjerimi i mëtejshëm i anëtarëve të Këshillit të Investimeve me përfaqësim sa më të gjerë nga komuniteti i biznesit, si një forum i rëndësishëm në dialogun dhe bashkëpunimin Qeveri-Biznes.
SCAN
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Dossier/ Misteri i grabitjes së Bankës së Napolit në Fier, 1943
Nga Kreshnik KUÇAJ Emisioni 'DOSJA E' në SCAN TV Në mesnatën e 7 dhjetorit të vitit 1943, ndërsa banorët e Fierit po përgatiteshin të festonin......

ATP miraton dosje të reja kompensimi, shpërndahet fondi 115 milionë lekë për pronarët
Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton se, më datë 13 dhjetor 2023, ka përfunduar procesin e shqyrtimit për 59 (pesëdhjetë e nëntë) kërkesa, të cilat......

Banka e Anglisë po kryen pagesat 'e para në botë' me blockchain!
Fnality, një firmë pagesash me shumicë e bazuar në blockchain, tha të enjten se aksionerët Lloyds Banking Group, Santander dhe UBS kishin përfunduar......

Hungaria bllokon miliardat e BE-së për Ukrainën!
Hungaria vazhdon të bllokojë në BE ndihma të tjera për Ukrainën. Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka vendosur një kusht të premten në samitin e BE: Ai do......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht duke pësuar rënie këtë të premte teksa është blerë sot me 93.2 lekë dhe është shitur me 95 lekë në raport......

SHBA, mbi të gjithë edhe për naftën - Vendi do të prodhojë më shumë se Arabia Saudite dhe Rusia së bashku
Një dekadë më parë ky titull do të ishte absolutisht i paimagjinueshëm. Megjithatë, sot është një realitet. SHBA prodhon pothuajse po aq naftë dhe derivate çdo......

Në Rusi, me dashuri! - Depozita më e madhe e naftës në Irak, në duart e Moskës
Fusha më e madhe e naftës në 20 vitet e fundit në Irak është gati të bjerë në duart e Rusisë. Pas shumë vitesh punë të përbashkët, kërkime dhe nxjerrje të......

OBSH: Vape krijojnë varësi tek të rinjtë - “Qeveritë duhet të ushtrojnë të njëjtat kontrolle si për duhanin”
Firmat e mëdha të duhanit, duke përfshirë ‘Philip Morris International’ dhe British American Tobacco - BAT, që prej kohësh ofrojnë dhe produkte të tjera të......