Shqipëria Postuar më 15 Dhjetor 2023, 10:11

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!

Nga SCAN TV
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht duke pësuar rënie këtë të premte teksa është blerë sot me 93.2 lekë dhe është shitur me 95 lekë në raport me një ditë më parë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane ka regjistruar rritje mëngjesin e sotëm duke fituar pikë nga dje teksa është blerë sot me 102.6 lekë dhe është shitur me 104.2 lekë.

Franga zvicerane sakaq qëndron konstante edhe këtë mëngjes duke e mbyllur javën ne kuota të qëndrueshme teksa është blerë sot me 107.3 lekë dhe është shitur me 109 lekë.

Referuar tregut të brendshëm valutor Paundi britanik ka shënuar rritje teksa e mbyll këtë javë në rritje duke u blerë sot me 118.8 lekë dhe duke u shitur me 120.5 lekë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat