SHBA, mbi të gjithë edhe për naftën - Vendi do të prodhojë më shumë se Arabia Saudite dhe Rusia së bashku

Një dekadë më parë ky titull do të ishte absolutisht i paimagjinueshëm. Megjithatë, sot është një realitet. SHBA prodhon pothuajse po aq naftë dhe derivate çdo ditë sa Arabia Saudite dhe Rusia së bashku, dy tregjet historikisht dominuese të naftës. Reduktimet e zbatuara nga OPEC, të cilat prekin edhe Rusinë, së bashku me një rritje të theksuar të prodhimit në SHBA, po shkaktojnë këtë surprizë historike në botën e energjisë.
Në vitin 2024 do të konfirmohet zyrtarisht. Kështu thuhet në raportin e fundit mujor të Agjencisë së Energjisë. Tre prodhuesit kryesorë të naftës në botë – SHBA, Arabia Saudite dhe Rusia – kanë pasur një ecuri të ndryshme gjatë vitit të kaluar. Shtetet e Bashkuara kryesuan, me furnizimin total të naftës në tetor rreth 1.2 milionë fuçi më shumë se një vit më parë.
Në rastin e Arabisë Saudite, reduktimet e OPEC+ dhe kufizimet e forta vullnetare kanë reduktuar prodhimin e saj. E shoqëruar me rritjen e ofertës së SHBA-së, hendeku midis prodhuesve kryesorë në botë është zgjeruar vitin e kaluar. Nga ana tjetër, prodhimi në Rusi ra me 170 mijë fuçi në ditë krahasuar me tetorin e vitit të kaluar. Me këto të dhëna, prodhuesi më i madh në botë i naftës, SHBA tashmë përbën 80% të zgjerimit total të furnizimit global.
Megjithatë, rritja e prodhimit në SHBA si rezultat i kthimit në aktivitetin e plotë përballet me kufijtë e saj. Për vitin e ardhshëm, Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë, pret që Shtetet e Bashkuara të rrisin prodhimin me vetëm rreth 400.000 fuçi në ditë më shumë. Kjo shifër do të tejkalonte atë të Rusisë dhe Arabisë Saudite së bashku, të cilat nëse këmbëngulin për reduktimin e prodhimit, shto këtu dhe sanksionet ndaj Moskës, do të prodhojnë më pak naftë se SHBA.
Në vitin 2024, vetëm Shtetet e Bashkuara do të përbëjnë një të katërtën e rritjes së furnizimit me naftë. Në vend të kësaj, blloku OPEC+ i cili përfshin Rusinë është gati të shënojë një rënie tjetër, këtë herë me 380.000 fuçi në prodhim.
Pak nga pak, SHBA-të, Brazili apo Guajana po marrin pjesën e tregut nga vendet e OPEC-ut. Një shembull është Guajana e vogël, e cila, me një popullsi prej 800.000 banorësh, do të prodhojë rreth 1.2 milionë fuçi në ditë deri në vitin 2027. Brazili tashmë prodhon mbi 3 milionë fuçi në ditë. Pritet që në vitet e ardhshme të bashkohen edhe vende të tjera si Surinami apo Namibia. Logjikisht, OPEC po përpiqet të tërheqë këto fuqi të reja të naftës, por deri tani pa sukses. Duke vepruar kështu, ajo humbet fuqinë dhe kontrollin pasi lojtarët e rinj hyjnë në treg.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Në Rusi, me dashuri! - Depozita më e madhe e naftës në Irak, në duart e Moskës
Fusha më e madhe e naftës në 20 vitet e fundit në Irak është gati të bjerë në duart e Rusisë. Pas shumë vitesh punë të përbashkët, kërkime dhe nxjerrje të......

OBSH: Vape krijojnë varësi tek të rinjtë - “Qeveritë duhet të ushtrojnë të njëjtat kontrolle si për duhanin”
Firmat e mëdha të duhanit, duke përfshirë ‘Philip Morris International’ dhe British American Tobacco - BAT, që prej kohësh ofrojnë dhe produkte të tjera të......

Beteja e gjigantëve për gjeneratën e re të mikroçipëve - Investime në gjysmëpërçues më të vegjël dhe më të fuqishëm
TSMC - Kompania e prodhimit të gjysmëpërçuesve në Tajvan, e cila thotë se prodhimi masiv i çipave ‘2nm’ do të fillojë në vitin 2025, zakonisht lëshon......

Britania “merr pushim”, Kina mund të presë! - Kompanitë britanike shtyjnë në kohë investimet
60% e kompanive britanike besojnë se ngadalësimi i ekonomisë kineze është një sfidë më e madhe për biznesin e tyre në Kinë sesa masat strikte për të......

Borxhi global arrin 307 trilionë dollarë - Rekord historik, por kujt ia kemi këtë borxh?
Borxhi global sipas Forumit Ekonomik Botëror, aktualisht është në nivele të larta dhe të rrezikshme. Në tremujorin e dytë të këtij viti borxhi arriti në 307......

Arlinda Muja, Drejtoreshë e Kredo Finance, Përzgjidhet për Herë të Tretë Radhazi si Presidente e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare
Në një vazhdimësi të përkryer suksesi dhe përkushtimit të palëkundur ndaj sektorit të mikrofinancës në Shqipëri, Arlinda Muja, Drejtoreshë e Kredo Finance,......

Hekurudha Durrës-Rrogozhinë - Balluku: 62 milionë euro grant për Shqipërinë nga KE!
https://www.youtube.com/watch?v=kEwBIxbSN8g Komisioni Europian ka akorduar 62 milionë euro grant për ndërtimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e......

Risia/Pagë deri në 15 vite edhe për bashkëshortet e punonjësve të policisë. Kriteri: Nëse humbasin punën kur transferohen
https://www.youtube.com/watch?v=IvjLQaW51tg Punonjësit e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore do të përfitojnë pagesë për kompensimin e shpenzimeve të......