Britania “merr pushim”, Kina mund të presë! - Kompanitë britanike shtyjnë në kohë investimet

60% e kompanive britanike besojnë se ngadalësimi i ekonomisë kineze është një sfidë më e madhe për biznesin e tyre në Kinë sesa masat strikte për të parandaluar përhapjen e sëmundjes Covid-19 që ishin në fuqi deri në fund të vitit të kaluar. Të dhënat janë rezultat i një sondazhi të kryer nga Dhoma Britanike e Tregtisë në Kinë.
Ndërsa ‘kulmi i pesimizmit’ i parë gjatë pandemisë ulet, kompanitë britanike po vonojnë investimet e reja në Kinë për shkak të rimëkëmbjes së saj të dobët ekonomike dhe zvogëlimit të rëndësisë së ekonomisë së dytë më të madhe në botë për biznesin e tyre global, sipas sondazhit vjetor të klimës së biznesit.
Investitorët e huaj kanë treguar interes më të dobët për Kinën për pjesën më të madhe të këtij viti për shkak të një sërë faktorësh, duke përfshirë një rimëkëmbje më të dobët se sa pritej pas pandemisë, më pak stimuj investimi të disponueshëm për shkak të vështirësive financiare të vendit dhe rendimenteve më të larta në investimet amerikane. Në vitet e kaluara 80 % e kompanive investonin më shumë për shkak të potencialit të tregut, por duket se tani po hyhet në një fazë ku situata shihet më qartë. Kompanitë janë shumë më pragmatike dhe ka shumë më pak spekulime. Kompanitë e mëdha britanike AstraZeneca, British Petroleum (BP), Jaguar Land Rover dhe Shell janë disa nga anëtarët e Dhomës Britanike të Tregtisë në Kinë.
Përfundimet e sondazhit, bazuar në vlerësimin e anëtarëve të saj në tetor dhe nëntor, treguan se 60% e kompanive besojnë se biznesi i tyre në Kinë ishte i vështirë gjatë vitit të kaluar dhe 78% e tyre fajësojnë faktorët ekonomikë.
Sipas raportit, kompanitë britanike në Kinë kanë mbetur prapa, me shumë prej tyre që shtyjnë vendimet kryesore për investimet dhe hyrjen në treg. Më shumë se gjysma e kompanive të anketuara thanë se gjeopolitika gjithashtu e bën të vështirë për ‘ta të bëjnë biznes në Kinë, ndërsa 43% kanë probleme me çështje rregullatore si marrja e lejeve. Investimet e huaja direkte në Kinë janë ngadalësuar ndjeshëm që kur vendi hoqi kufizimet e rrepta në lidhje me Covid 19 në fund të vitit të kaluar. Kjo rezultoi në deficitin e parë tremujor të investimeve të huaja direkte në periudhën korrik-shtator, duke treguar presion mbi daljen e kapitalit. Ndërsa optimizmi po kthehet ngadalë te kompanitë britanike, tendenca e Kinës që minimizon biznesin e saj global duket se po stabilizohet.
Pak më pak se gjysma e kompanive të anketuara e renditën Kinën si një prioritet të mesëm ose të ulët, ndërsa vetëm 40% e shënuan atë si prioritet të lartë. Për krahasim, 59% e kompanive e konsideruan Kinën një prioritet të lartë gjatë 2021-2022. Tregtia midis Britanisë së Madhe dhe Kinës ishte 111 miliardë paund vitin e kaluar, sipas zyrës britanike të statistikave, duke e bërë Kinën partnerin e katërt më të madh tregtar.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Borxhi global arrin 307 trilionë dollarë - Rekord historik, por kujt ia kemi këtë borxh?
Borxhi global sipas Forumit Ekonomik Botëror, aktualisht është në nivele të larta dhe të rrezikshme. Në tremujorin e dytë të këtij viti borxhi arriti në 307......

Arlinda Muja, Drejtoreshë e Kredo Finance, Përzgjidhet për Herë të Tretë Radhazi si Presidente e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare
Në një vazhdimësi të përkryer suksesi dhe përkushtimit të palëkundur ndaj sektorit të mikrofinancës në Shqipëri, Arlinda Muja, Drejtoreshë e Kredo Finance,......

Hekurudha Durrës-Rrogozhinë - Balluku: 62 milionë euro grant për Shqipërinë nga KE!
https://www.youtube.com/watch?v=kEwBIxbSN8g Komisioni Europian ka akorduar 62 milionë euro grant për ndërtimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e......

Risia/Pagë deri në 15 vite edhe për bashkëshortet e punonjësve të policisë. Kriteri: Nëse humbasin punën kur transferohen
https://www.youtube.com/watch?v=IvjLQaW51tg Punonjësit e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore do të përfitojnë pagesë për kompensimin e shpenzimeve të......

Nafta rritet me 1.8%, pranë 75 USD - Ndikohet nga FED dhe nga tensionet në Lindjen e Mesme
Çmimet e naftës janë rritur me rreth 1.8% në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e sesionit të kaluar, pas rënies së rezervave në SHBA javën e kaluar dhe......

Dollari, në nivelin më të ulët në 4 muaj - FED sinjalizon fundin e ciklit shtrëngues të politikave monetare
Dollari amerikan po qëndron në nivelin më të ulët në 4 muajt e fundit, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare, për shkak se Rezerva Federale......

Ari ngjitet pranë 2,050 USD për onz - Tregjet vlerësojnë se FED do të ulë interesat në takimin e marsit
Metalet e çmuara i janë rikthyer fitimeve, me arin që po tregtohet në nivelin më të lartë në 1 javë, pasi Rezerva Federale njoftoi se do ti japë fund ciklit të......

Bitcoin ngjitet sërish në mbi 43,000 USD - JPMorgan: Ethereum do të ketë performancën më të mirë në 2024
Tregu i kriptomonedhave është rritur ndjeshëm në sesionin e sotëm, me botcoin që i është afruar sërish nivelit të 43,000 dollarëve. Tregu është mbështetur......