Beteja e gjigantëve për gjeneratën e re të mikroçipëve - Investime në gjysmëpërçues më të vegjël dhe më të fuqishëm

TSMC - Kompania e prodhimit të gjysmëpërçuesve në Tajvan, e cila thotë se prodhimi masiv i çipave ‘2nm’ do të fillojë në vitin 2025, zakonisht lëshon fillimisht versionin celular, me Apple si klientin e saj kryesor. Versionet për PC dhe më pas për çipa kompjuterikë me performancë të lartë do të pasojnë.
Në një betejë për të ardhmen e industrisë fitimprurëse të gjysmëpërçuesve, gjigantët e industrisë po investojnë kohë dhe para në ndërtimin e gjeneratës së ardhshme të mikroçipëve. Gjigantë të tillë si TSMC, Samsung i Koresë së Jugut dhe Intel i Amerikës janë angazhuar në një garë për të krijuar një çip të ri 2 nanometër që do të revolucionarizojë një industri që grumbulloi mbi 500 miliardë dollarë në shitje globale vitin e kaluar.
Prej dekadash ata janë përpjekur të krijojnë ‘çipa’ gjithnjë e më të vegjël dhe më të fuqishëm që do të ushqejnë telefonat inteligjentë, qendrat e të dhënave dhe aplikacionet e inteligjencës artificiale, pasi sa më të vogla të jenë, aq më i ulët është konsumi i energjisë dhe aq më e lartë është shpejtësia e tyre. Sot, termat si ‘2 nanometra’ dhe ‘3 nanometra’ përdoren gjerësisht si stenografi për çdo gjeneratë të re të çipave, në vend të dimensioneve aktuale fizike të një gjysmëpërçuesi.
TSMC ka treguar tashmë rezultatet e testeve të prototipit të saj ‘2nm’ për klientët e saj më të mëdhenj, si Apple dhe Nvidia, por Samsung thuhet se tashmë po ofron versione me çmim të ulët në një përpjekje për të tërhequr interesin e fuqive të industrisë. Intel ka premtuar të ndërtojë çipa ‘2 nanometër’ deri në fund të vitit të ardhshëm, duke synuar të kapërcejë rivalët e saj aziatikë.
Pajisjet e para të konsumit që kanë teknologjinë e re të çipit 3 nanometër të TSMC janë telefonat inteligjentë më të fundit të Apple, iPhone 15 Pro dhe Pro Max, të cilët u zbuluan këtë shtator. Dhe ndërsa lufta e prodhuesve vazhdon, sfidat e kalimit në gjeneratën e ardhshme po intensifikohen pasi sa më të vogla të jenë çipat, aq më e lartë është mundësia e gabimit fatal dhe aq më e lartë kostoja. Ekspertët theksojnë se prodhimi masiv është të paktën dy vjet larg edhe pse problemet e vogla janë një pjesë e natyrshme e procesit.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Britania “merr pushim”, Kina mund të presë! - Kompanitë britanike shtyjnë në kohë investimet
60% e kompanive britanike besojnë se ngadalësimi i ekonomisë kineze është një sfidë më e madhe për biznesin e tyre në Kinë sesa masat strikte për të......

Borxhi global arrin 307 trilionë dollarë - Rekord historik, por kujt ia kemi këtë borxh?
Borxhi global sipas Forumit Ekonomik Botëror, aktualisht është në nivele të larta dhe të rrezikshme. Në tremujorin e dytë të këtij viti borxhi arriti në 307......

Arlinda Muja, Drejtoreshë e Kredo Finance, Përzgjidhet për Herë të Tretë Radhazi si Presidente e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare
Në një vazhdimësi të përkryer suksesi dhe përkushtimit të palëkundur ndaj sektorit të mikrofinancës në Shqipëri, Arlinda Muja, Drejtoreshë e Kredo Finance,......

Hekurudha Durrës-Rrogozhinë - Balluku: 62 milionë euro grant për Shqipërinë nga KE!
https://www.youtube.com/watch?v=kEwBIxbSN8g Komisioni Europian ka akorduar 62 milionë euro grant për ndërtimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e......

Risia/Pagë deri në 15 vite edhe për bashkëshortet e punonjësve të policisë. Kriteri: Nëse humbasin punën kur transferohen
https://www.youtube.com/watch?v=IvjLQaW51tg Punonjësit e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore do të përfitojnë pagesë për kompensimin e shpenzimeve të......

Nafta rritet me 1.8%, pranë 75 USD - Ndikohet nga FED dhe nga tensionet në Lindjen e Mesme
Çmimet e naftës janë rritur me rreth 1.8% në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e sesionit të kaluar, pas rënies së rezervave në SHBA javën e kaluar dhe......

Dollari, në nivelin më të ulët në 4 muaj - FED sinjalizon fundin e ciklit shtrëngues të politikave monetare
Dollari amerikan po qëndron në nivelin më të ulët në 4 muajt e fundit, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare, për shkak se Rezerva Federale......

Ari ngjitet pranë 2,050 USD për onz - Tregjet vlerësojnë se FED do të ulë interesat në takimin e marsit
Metalet e çmuara i janë rikthyer fitimeve, me arin që po tregtohet në nivelin më të lartë në 1 javë, pasi Rezerva Federale njoftoi se do ti japë fund ciklit të......